Lajme
Kërkohen masa më të ashpra në kufijtë zviceranë
Drejtuesit e gjashtë partive më të mëdha politike në vend i kanë dërguar një letër të përbashkët qeverisë federale, duke e kërkuar atë të vendosë një regjim të rreptë testimi dhe karantine për të gjithë udhëtarët, në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit.
Masat e kërkuara nga udhëheqësit e Partisë Popullore Zvicerane, Social Demokratëve, Partisë së Qendrës, Radikal-Liberalëve, Gjelbërve dhe Liberalëve të Gjelbër “thyejnë tabutë e mëparshme”, sipas SonntagsZeitung. Ato synojnë të gjithë njerëzit që hyjnë në Zvicër, përfshirë punëtorët ndërkufitarë dhe do t’u kërkojnë atyre të paraqesin një rezultat negativ të testit të koronavirusit në aeroporte dhe vendkalime kufitare, përveçse kalojnë në karantinë, përcjell albinfo.ch.
Në varësi të situatës në vendin e origjinës, udhëtarët do të duhet të hyjnë në një karantinë standarde ose “të lehtë”. Përjashtime mund të bëhen për njerëzit nga “shumë pak vende që konsiderohen zyrtarisht pa koronavirus, të tilla si Tajvani”, i tha gazetës udhëheqësja e Radikal-Liberalëve, Petra Gössi.
Ndërkohë, punëtorët ndërkufitarë do të duhet të testohen rregullisht, si çdo tre ditë. Deri më tani, vetëm Partia Popullore kishte kërkuar kufizime të udhëtimit për udhëtarët.
Kufizimi i rreptë i numrit të njerëzve që hyjnë në Zvicër “është mënyra e vetme që ne mund të mbrojmë shëndetin e popullatës dhe efektin e masave [tashmë] të vendosura”, tha udhëheqësi i Gjelbër-Liberalëve, Jürg Grossen, i cili nisi letrën e përbashkët.
Masa të ashpra në Francë
Aktualisht, vetëm ata që arrijnë nga një vend ku shkalla e infeksionit është më e madhe se ajo e Zvicrës duhet të kalojnë në karantinë. Lista e vendeve të prekura nga kjo politikë azhurnohet rregullisht nga Zyra Federale e Shëndetit Publik.
Duke filluar nga e diela, kushdo që hyn në Francë do të duhet të paraqesë një rezultat negativ të testit të koronavirusit. Kjo kërkesë zbatohet vetëm në aeroporte dhe jo në kufijtë tokësorë, stacione treni ose porte, konfirmoi një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA të Dielën.
Sipas “SonntagsZeitung”, Bashkimi Evropian (në të cilin Zvicra nuk është anëtare) po shqyrton imponimin e kërkesave të testimit dhe karantinës për ata që vijnë nga vendet ku virusi është i përhapur dhe duke dekurajuar udhëtimet jo-thelbësore në përgjithësi.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












