Lajme
Kërkesë për shtetrrethim në Serbi
Dy ngjarjet e dy ditëve të fundit në Serbi kanë bërë që Sindikata serbe e Policisë të kërkojë nga Qeveria që të miratojë masa për siguri, me procedurë urgjente.
Sindikata ka kërkuar që të merret vendim për vendosjen e shtetrrethimit në periudha të caktuara të ditës në tërë territorin e Serbisë, që të sigurohet prania e vazhdueshme e policisë në të gjitha institucionet parashkollore, fillore dhe të mesme, si dhe shtimi i patrullimit policor në afërsi të tyre, dhe që me mjete teknologjike në dispozicion të shërbimeve të sigurisë të intensifikohet monitorimi i rrjeteve sociale, shkruan Danas.
Pas dy vrasjeve masive në vetëm dy ditë në Serbi, institucionet njoftuan masa të reja, për kufizimin e posedimit të armëve, si dhe praninë e policëve në shkolla, kryesisht në Beograd. U kërkua që autoritetet të bëjnë kontrolle nëpër banesat ku banojnë personat me armë në posedim të ligjshëm dhe të konstatohet në çfarë mënyrë janë siguruar armët, shkruan koha.net.
Mes tjerash, Sindikata kërkoi që në shkolla të ofrohet një psikolog për nxënësit e po ashtu, me lejen e prindit të bisedojë edhe me përfaqësues të bashkësisë fetare që i përket; të ndalojë të gjitha përmbajtjet në rrjetet sociale dhe mediat që janë me përmbajtje të dhunshme, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










