Kosova
Kërkesë për hetimin e masakrës në Burgun e Dubravës

Enver Dugolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i mbijetuar i masakrës në burgun e Dubravës ka bërë një kërkesë publike për hetimin e ngjarjeve nga Gjykata Speciale.
Të shtunën ai njoftoi se i është drejtuar Dhomave të Specializuara me një kërkesë për fillimin e hetimeve.
“Nëse Gjykata Speciale nuk është një etnike, atëherë nuk ka arsye që të mos kryhen hetimet për këtë krim”, ka thënë ai, përcjellë albinfo.ch.
Deputeti i VV-së se pretendon se ka dëshmi për t’u ngritur aktakuza në lidhje me këtë masakër dhe se kërkesa e tij është ndaj prokurorit special të Gjykatës Speciale. “Kërkesa ime është ndaj prokurorit special të Gjykatës Speciale që të nisë hetime sepse kam dëshmi të mjaftueshme për t’u zhvilluar hetimet dhe për t’u ngritur aktakuza në lidhje edhe me këtë masakër”, ka sqaruar Dugolli.
Tashmë sipas tij, varet nga prokurori nëse do të nisë ose jo hetimet. “Faktet janë se në atë masakër janë ekzekutuar 116 të burgosur dhe një i zhdukur sikurse Ukshin Hoti. Janë dëshmitarët që ende janë gjallë dhe plagët e tyre flasin vet. Madje këta dëshmitarë nuk kanë nevojë as për mbrojtje të identitetit”, përcjellë albinfo.ch.
Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999. Brenda këtij burgu janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari arrestohet në SHBA pasi hipi në aeroplan me armë Kosovari në SHBA futet me armë të mbushur në aeroplan, arrestohet -Pamje...
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota
-
Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Wylie, në Texas të SHBA-së
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri