Lajme
Kërkesë e madhe: Air Prishtina gjatë tetorit, 3 fluturime Cyrih-Prishtinë në ditë
Për sa u përket çmimeve, ato janë në nivel normal si në kohërat para Koronës, pavarësisht kërkesës së rritur, sqaron zonja Ibrahimi, CEO e Airprishtina
Pasi Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) e hoqi pak ditë më parë Kosovën nga lista e vendeve me rrezik në rritje të infektimit me koronavirus, janë rritur me të madhe kërkesat për fluturime drejt Ballkanit. Në këtë kontekst, Air Prishtina ka zgjeruar për një afat të shkurtër frekuencat e saj të fluturimit drejt ryeqytetit kosovar.
Kështu, ajo gjatë tetorit do të ketë deri në tri fluturime për çdo ditë, nga Cyrihu në Prishtinë, shkruan kompania në një komunikatë për media.
Fluturimet do të zhvillohen nga kompania Chair Airlines, transmeton albinfo.ch. Ndërsa nga Bazeli, Airprishtina aktualisht fluturon katër herë në javë për në kryeqytetin kosovar, me kompaninë Enter Air.
“Në javët e fundit, dëshira e udhëtarëve tanë për udhëtim në vendlindje është bërë edhe më e theksuar. Tani po përpiqemi ta plotësojmë sa më mirë këtë kërkesë që është kumuluar”, shpjegon Leyla Ibrahimi, CEO e Air Prishtina, tranmseton albinfo.ch.
Ndërkohë, kërkesa nuk përqendrohet vetëm në pushimet shkollore e vjeshtës, por ka të bëjë edhe me mundësinë për të parë përsëri familjet dhe miqtë pas një kohe të gjatë, qoftë edhe vetëm për një fundjavë të zgjatur.
Për sa u përket çmimeve, ato janë në nivel normal si në kohërat para Koronës, pavarësisht kërkesës së rritur, sqaron zonja Ibrahimi, përcjell albinfo.ch.
Kthimi në operacionet normale, por në nivel pak më të ulët se në vitin e kaluar, është planifikuar për në nëntor, kur do të ketë një fluturim ditor në linjën Cyrih – Prishtinë.
“Në rast të një kërkese të ndryshuar, megjithatë, ne mbetemi fleksibël dhe mund të reagojmë në përputhje me rrethanat,” bën të ditur Leyla Ibrahimi.
Përveç fluturimeve për në Kosovë, Air Prishtina ofron po ashtu edhe fluturime nga Cyrihu për Shkup dhe Ohër në Maqedoninë e Veriut, përmes www.airprishtina.com.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












