Bota
Kërcënohet me vdekje kandidati për president të Austrisë
Kandidati i pavarur për president në Austri, Alexander Van der Bellen ka marrë kërcënime serioze për vdekje. Në fotografitë e të dyshuarit për kërcënim shihet një burrë me kokë të rruar dhe tatuazh të kryqit të thyer në gjoks
Fushata e zgjedhjeve për president të Austrisë po bëhet gjithnjë e më e ashpër.
Kandidati i pavarur për president në Austri, Alexander Van der Bellen ka marrë kërcënime serioze për vdekje.
Kërcënimi i kandidatit për president ka ardhur nga Twitter ku thuhet: “Do ta qëlloj Van der Bellen asisoj sikur të jetë një fushë golfi dhe ai do të vdesë”, shkruajnë mediat austriake, përcjell “albinfo.ch”.
Në fotografitë e këtij përdoruesi të rrjeteve sociale shihet një burrë me kokë të rruar dhe tatuazh të kryqit të thyer në gjoksin e tij. Dyshohet që ai është një neo-nazist.
Pas këtij rasti, atij i është ofruar siguria personale me anëtarë të forcave speciale të policisë.
Në anën tjetër, kandidati Van der Bellen duket se e ka marrë me qetësi këtë kërcënim: “Unë e kuptoj se autoritetet duhet të marrin shumë seriozisht këtë rast. Por deri më tash këto kërcënime nuk më bëjnë që të prekem aq shumë”, ka thënë ai.
Van der Bellen, ish-udhëheqësi i të Gjelbërve, ka mposhtur me rezultat të ngushtë Norbert Hofer nga partia e së djathtës ekstreme, por rezultati u rrëzua për shkak të parregullsive në numërimin e votave.
Rivotimi për zgjedhjen e presidentit të Austrisë do të mbahet me 4 dhjetor.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












