Kosova
Kërcënohet familja e Presidentit Thaçi
Një person nga fshati Jabllanicë e Klinës është arrestuar para dy ditësh me dyshimin se ka kërcënuar familjen e presidentit në fshatin Burojë të Skenderajt.
Sipas burimeve të KALLXO.com, fshatari i Jabllanicës ka shkuar në shtëpinë e familjes ku ka kërcënuar familjarët, përcjell Albinfo.ch.
Arsyeja e kërcënimit sipas burimeve të KALLXO.com është pakënaqësia e qytetarit me ndarjen e një subvencioni në bujqësi.
Lajmi është konfirmuar edhe nga prokurorja Fikrie Sylejmani, e cila është duke e hetuar rastin.
“Vëllai i presidentit është ankuar për kërcënim”, ka thënë prokurorja.
Ajo ka shtuar se motivi i kërcënimit është pakënaqësia që personi i dyshuar e kishte rreth një granti.
“Personi është arrestuar dhe unë kam kërkuar paraburgim për të”, ka thënë prokurorja Sylejmani.
Ajo ka thënë se për momentin nuk mund të japë më shumë detaje.
Avni Zaiti, zëdhënës i Policisë në Mitrovicë, i tha KALLXO.com se një person është ankuar në stacionin policor të Skenderajt për kërcënim.
Sipas Zahitit, Policia ka arrestuar personin e dyshuar dhe është duke i zhvilluar hetimet.
Presidenti i vendit nuk ka në kompentencën e tij ndarjen e subvencioneve në bujqësi.
KALLXO.com ka kontaktuar edhe me këshilltarin e presidentit Artan Behrami, i cili ka premtuar që pasi të marrë informacione do ofrojë një qëndrim.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











