Kosova
Kërcënimi ndaj Kurtit s’lidhet me rrjete sociale
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar mbrëmë se kryeministri Albin Kurti është kërcënuar. Nuk është bërë e ditur për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, e as kush e ka kërcënuar kryeministrin, por te shtëpia e tij janë parë forca të shtuara të policisë.
Por, lidhur me këtë rast është deklaruar mbrëmë deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë, Enver Dugolli.
Dugolli ka thënë se nuk kanë informacione se kush e ka kërcënuar kryeministrin Albin Kurti.
“Nuk kemi ndonjë informacion për shkak se këto janë informacione që u takojnë organeve të sigurisë, të cilat besoj se janë në krye të detyrës. Përmes rrugëve operative me siguri që kanë marrë informacion dhe e kanë ngritur edhe nivelin e sigurisë. Kjo është detyrë ekskluzive e njësiteve të policisë dhe mbrojtjes së afërt, të cilët në bazë të informacioneve e ngrisin shkallën e nivelit të sigurisë. Nuk kemi ende ndonjë informacion zyrtar se prej nga ka ardhur kërcënimi. Organet e sigurisë po e trajtojnë në mënyrë të duhur”.
“Kryeministri është mirë dhe po i kryen detyrat e veta, gjithashtu edhe organet e rendit po e kryejnë punën e tyre. Është çështje që po trajtohet dhe organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat e identifikimit, verifikimit dhe hetimit të saktë të asaj që ka ndodhur”.
“Të mos harrojmë që kryeminsitri Kurti është kërcënuar edhe më herët dhe ka qenë në publik. T’ua lëmë organeve përgjegjëse që në momentin që ata konsiderojnë se duhet të ketë një informatë edhe për publikun me siguri se do të thuhet”.
Dugolli, në Klan Kosova, nuk komentoi për largimin e pjesëtarëve të Njësisë Speciale, të cilët ishin duke qëndruar në afërsi të shtëpisë së Kurtit, duke thënë se kjo është thjesht çështje operative.
“Unë këtu nuk do të lëshohesha në vlerësimin e kësaj situate më shumë për shkak se e kanë për detyrë të sigurojnë kryeministrin dhe qetësinë dhe të marrin hapat e duhur që të mos vijë deri te më e keqja. Sigurisht se kanë vlerësuar që për një kohë të caktuar të jenë derisa më pas sigurisht kanë ndërruar formën e vëzhgimit dhe monitorimit. Krejt këto janë çështje operative që i takojnë policisë”.
Nënkryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë ka hedhur poshtë mundësinë që kërcënimi të ketë lidhje me postimet në rrjete sociale, ku kërkohet “vrasja e Albin Kurtit” për një shumë të caktuar parash, e të cilat tashmë janë bërë virale.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











