Zhvillim
Këpucë luksoze italiane prodhohen në kushte të mjerueshme në Shqipëri dhe Maqedoni
Hetimi i kryer nga industria evropiane e këpucëve zbuloi kushte të mjerueshme të punës në fabrikat që prodhojnë këpucë për tregun luksoz në Britaninë e Madhe, ku punëtorët punojnë me paga nën minimumin ligjor. Nga vendet që bëjnë këpucë janë edhe Shqipëria dhe Maqedonia, raporton gazeta britanike “Guardian”, përcjell albinfo.ch.
Aktivistët thonë se miliona konsumatorë besojnë se këpucë të shtrenjta në dyqane luksoze janë bërë në Gjermani dhe Itali, ndërkohë që janë bërë, në të vërtetë, nga punëtorët me paga të ulëta në ndërmarrjet shfrytëzuese në Evropën Lindore.
„Punëtorët në Shqipëri dhe Maqedoni marrin paga të tilla të ulëta sa nuk mund t’i ushqejnë familjet e tyre dhe hendeku midis pagës së garantuar ligjërisht minimale dhe pagës ditore është më i lartë se në Kinë. Në këtë mënyrë, disa marka të njohura prodhojnë këpucë duke realizuar fitime të mëdha në kurriz të punëtorëve të varfër“, thuhet në hulumtimin e “The Guardian”.
Gjithashtu theksohet se në një fabrikë të Maqedonisë që prodhon këpucë krejt “Geox” punëtorët paguhen 131 euro në muaj, një shumë që përfshin edhe punën jashtë orarit. Gazeta kujton se paga minimale në Maqedoni është 145 euro, dhe se kjo shumë nuk përfshin punën jashtë orarit.
Përveç Maqedonisë, raporti hulumton prodhimin dhe në pesë vende të tjera me paga të ulëta: Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Polonia, Rumania dhe Sllovakia.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











