Lajme
Këngëtarja shqiptare në Francë: E kam obligim të këndoj shqip
Është vetëm 14-vjeç dhe mund ta themi me plot gojën që është një yll i skenës franceze. Zëri i saj ka mahnitur të vegjël dhe të mëdhenj, jo vetëm në këtë shtet, por në gjithë botën.
Bëhet fjalë për vogëlushen nga Kosova, Erza Muqolli, e cila është duke bërë namin në Francë me vokalin e saj fantastik.
Ky super talent nuk mund t’i mungonte rubrikës “Special Edition By Arjola” mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, përcjell Albinfo.ch.
Ajo u bë e famshme falë talentit të saj të jashtëzakonshëm dhe, ndonëse fama e saj çdo ditë dhe më shumë po rritet, Erza nuk harron prejardhjen e saj dhe gjuhën mëmë, shqipen.
Gjatë bisedës me moderatoren Arjola Shehu, ajo tregoi planet e saj, të cilat u prishën nga pandemia. Erza kishte planifikuar një turne në gjithë Francën, ku në repertorin e saj nuk do të mungonin as këngët shqip, pasi dëshira e vogëlushes 14-vjeçare është t’u tregojë të gjithëve që është shqiptare.
“Do të këndoja shqip këngën time që e kam bërë në fillimin, një nga këngët e albumit. Do e filloja koncertin me këtë këngë dhe gjatë koncertit do flisja dhe shqip. Kosova dhe Shqipëria janë shumë të rëndësishme. Për mua ka qenë obligim të këndoj shqip dhe të flas shqip në album dhe në koncertin tim. Unë jam shqiptare dhe nuk mund të qëndroj pa u treguar njerëzve që jam shqiptare. Unë di të flas shqip, di të këndoj shqip dhe nuk mund të bëj një koncert të gjithin frëngjisht, pa kënduar shqip”.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











