Muzikë
Këngëtari shqiptar, Roni Heta, mes muzikës dhe studimeve në Gjermani
Këngëtari shqiptar, Roni Heta, tregon për jetën e tij mes muzikës dhe studimeve për biologji në Berlin të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.
Roni (Ronaldo Heta) është një këngëtar dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop. Më 6 korrik 2020 Roni publikon videoklipin “The Road”, shkruan tutje albinfo.ch.
Këngëtari Roni Heta ia dedikon Boiken Lakos pasionin për muzikën. Ai tregon se ka disa vjet që jeton në Berlin të Gjermanisë, ku studion fushën e bilogjisë, por dëshira për këndim nuk i ka reshtur asnjëherë.
Ai mori pjesë edhe në disa programe muzikore, ku shprehu talentin e tij që nuk dallohet fare nga këngëtarët më me famë në botë.
Po ashtu, ai po pretendon se krahas studimeve, të hyjë në tregun muzikor gjerman dhe se në një të ardhme të shkurtër premton se do të bëjë bujë me këngët e tij.
I kontaktuar nga Top Awards, Roni ka folur më tepër rreth këtij projekti, punën me producentin Andi Lazaj si edhe ‘Bulza Entertainment’, vendi ku kënga ka marrë jetë.
Këngëtari ka treguar se “City Lights” është krijuar në një ditë vere, në një periudhë kur atij i duhej të merrte vendime të rëndësishme për jetën e tij, në lidhje me karrierën profesionale dhe muzikore. “Kur krijon, ke nevojë të hapësh mendjen dhe të shikosh gjërat që ke përreth dhe të vrojtosh ndjesitë që ato të japin”, është shprehur Roni.
Ky bashkëpunim, i cili ka rezultuar i suksesshëm, do të ishte i pamundur nëse dyshja nuk do të njihej me Bojken Lakon dhe ‘Bulza Entertainment’ që është një label, i cili mbështet talentet e reja. “City Lights” është 1 ndër 6 hyrjet më të reja të “The Top List” që këtë javë votat e publikut dhe fansave e kanë renditur në vendin e 50-të.
/Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











