Kosova
Kënga “Oj Kosovë” rrëmben çmimin kryesor në Festivalin e Këngës në RTK
Në mbrëmjen, e cila finalizoi Festivalin e Parë të Këngës në Kosovë të organizuar nga RTK, konkurrenti “La Fazani” me këngën “Oj Kosovë” u shpall fitues i këtij edicioni. Ndërkohë, çmimi i tretëiI takoi këngëtarit Albin Nikprelaj me këngën “Ajo”. Për herë të parë në këtë festival u nda edhe çmimi nga orkestra, të cilin e rrëmbeu Saranda Alija me këngën “Mendoj ku je”.
Në këtë ceremoni të mbajtur të shtunën mbrëma pati pjesëmarrës nga jeta politike, kulturore e artistike, derisa nuk munguan as emra të njohur të kulturës dhe artit nga Kosova dhe Shqipëria.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte një ndër të ftuarit e kësaj nate, i cili mes tjerash ndau edhe çmimin e parë për këngën fituese.
Pas përfundimit të këtij edicioni që po cilësohet historik, ku Kosova bëhet me Festival të Këngës, drejtori artistik, Florent Boshnjaku, tha se Festivali i Këngës është vazhdimësi e traditës. Ai iu është përgjigjur komenteve për emra më të njohur në edicionin e parë.
“Nuk kanë qenë të sigurt se çka dhe si do të punohet. Mendoj që me këtë festival është dëshmuar se çka mund të punohet. Në anën tjetër, nuk e di pse kanë dyshuar kur e kanë ditur kush është prapa”, ka thënë Boshnjaku.
Ky Festival i organizuar nga Radiotelevizioni i Kosovës u drejtua nga Adi Krasta, i cili ishte edhe drejtor i Festivalit, derisa u mbështet financiarisht nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prishtinës.
Nga Ministria e Kulturës u tha se Kosova, me Festival të Këngës, tregoi se zemra dhe zëri i saj është i fortë dhe i pandalshëm.
“Festivali i Këngës nuk është vetëm një festë, por është një shtëpi e re për artistët tanë, një rrugë e re e hapur për të arritur më lart, për të shpërfaqur potencialin tonë në skenën botërore të muzikës”, thuhet në deklaratën e tyre.
Kënga fituese:
https://youtu.be/JOgcsrU2KE8?feature=shared
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










