Kosova
Kënga e Dua Lipës zgjidhet si kënga e preferuar e javës për publikun
Kënga “Dance the Night” e këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka kryesuar sondazhin e ri muzikor të kësaj jave, përcjell albinfo.ch.
Fansat e muzikës votuan në një sondazh të publikuar nga revista “Billboard”, duke zgjedhur kolonën zanore të filmit “Barbie”, këngë kjo e interpretuar nga pop ylli 27-vjeçar, si publikimin e ri muzikor të preferuar të javës.
Kënga me tinguj të zhanrit disco – njëherësh singli i parë nga filmi i ardhshëm “Barbie” i regjisores Greta Gerwig – është bashkëshkruar nga Mark Ronson, Caroline Ailin dhe Andrew Wyatt.
Ronson shërben si producent ekzekutiv për albumin me kolonat zanore, i cili zyrtarisht mbanë titullin, “Barbie Album”.
Artistët tjerë që përfshihen në album janë, Nicki Minaj, Ice Spice, Lizzo, Charli XCX dhe PinkPantheress.
Dua Lipa e ka një rol si aktore në këtë projekt të shumëpritur nga publiku, duke e portretizuar një barbie sirenë krahas protagonistëve, Margot Robbie dhe Ryan Gosling.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













