Lajme
“Kelag” investon 55 milionë euro për hidrocentrale në Deçan
"Kelag", është një kompani e fuqishme e cila ka në menaxhim të saj 65 hidrocentrale në shtete të ndryshme të Evropës
Përfaqësues i kompanisë “Klekos enegji”, nga Austria, Georg Weber dhe Rasim Selmanaj, Kryetar i Deçanit, kanë nënshkruar memorandumin për ndërtimin e tri hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Lumëbardhi.
Georg Weber, duke bërë publike punën e kompanisë së tij, ka njoftuar se “Kelag”, është një kompani e fuqishme e cila ka në menaxhim të saj 65 hidrocentrale në shtete të ndryshme të Evropës, kurse ka edhe shumë projekte për ndërtimin e objekteve që prodhojnë energjinë alternative.
Ai ka treguar se, sa i përket projektit në Deçan është planifikuar që përgjatë rrjedhës së lumit Lumëbardhi të ndërtohen tri hidrocentrale, “Lumëbardhi II”, “Belleja” dhe “Deçani”, të cilat sipas tij, do të prodhojnë 23 MGw energji elektrike”, ndërkohë gjithnjë sipas tij, për këtë qëllim do të investohen 55 milionë euro.
Një investim tjetër që pritet të ndodhë në Deçan është oferta e një kompanie nga Anglia, e cila pretendon eksploatimin dhe përpunimin e mermerit, i cili gjendet në hapësira të mëdha në Grykën e Deçanit. Këtë e ka thënë Jan Cliff, ambasador i Anglisë në Kosovë, në takimin e paradokohshëm me kreun e kësaj komune në Deçan.
“Ekziston interesim i kompanive nga Anglia për investime në Kosovë, kurse në këtë kuadër mbretëron interesim i veçantë për eksploatimin dhe përpunimin e mermerit”, ka thënë ambasadori Cliff, i cili beson se ky investim edhe do të ndodhë.
Për kryetarin e komunës Rasim Selmanaj, investimet e “Klekos energji” paraqesin projektin më të madh, ndërkohë në këtë kuadër do të përfi tojë edhe komuna e qytetarët e saj.
Pas ndërtimit të hidrocentraleve, kjo kompani ka marrë përsipër edhe investime të tjera në fushën e infrastrukturës rrugore përgjatë gjithë rrjedhës së këtij lumi, ku pas punësimit të një numri të konsiderueshëm punëtorësh, ndërtimi i kësaj rruge krijon mundësi edhe për zhvillimin e turizmit.
Pasi ka treguar se fillimi i punimeve do të ndodhë këto ditë, kryetari Selamanaj ka shprehur gatishmëri të përkrahë edhe realizimin e projektit tjetër, përkatësisht eksploatimin dhe përpunimin e mermerit. “Jemi të gatshëm të përkrahin çdo projekt që mundëson zhvillimin ekonomik të kësaj komune”, ka thënë Selmanaj. /zëri&albinfo/
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












