Lajme
KEK-u, indikatori më i madh i kancerit të mushkërive
Nga djegia e qymyrit në KEK janë regjistruar 835 vdekje të parakohshme, 310 raste të reja të bronkitit kronik dhe rreth 23 mijë raste të sëmundjeve respiratore
Termocentralet e Kosovës në Obliq afër Prishtinës, vazhdojnë të jenë në “top listën” e ndotjeve të ajrit dhe ambientit në Kosovë dhe regjion. Sipas një raporti të Bankës Botërore të vitin 2010, nga djegia e qymyrit në termocentralin “Kosova A” janë regjistruar 835 vdekje të parakohshme
Po ashtu nga ndotja e ajrit, janë regjistrua 310 raste të reja të bronkitit kronik, rreth 23 mijë raste të reja të sëmundjeve respiratorë dhe rreth 12 mijë vizita emergjente.
Drejtori i Klinikës së Mushkërive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Gazmend Zhuri ka thënë se prevalenca e sëmundjes së kancerit të mushkërive në regjionin e Prishtinës është dyfish më e madhe krahasuar me atë të Prizrenit.
Ai thotë se sëmundjet respiratore janë dukshëm më të theksuara në rajonin Prishtinës se sa në atë të Prizrenit.
“Kemi krahasuar të dhënat mbi kancerin e mushkërive për periudhën 2006-2010 dhe kemi konstatuar se në regjionin e Prishtinës, që përfshin, Prishtinën, Obiliqin, Podujevën dhe fshatrat përreth, ekziston një numër më i madh i pacientëve, të cilët kanë sëmundjen e kancerit të mushkërive”, tha Zhuri, raporton “Express”.
Sipas tij, numri është diku dyfish më i madh se në regjionin e Prizrenit.
Këto të dhëna kanë shtyrë Konsorciumin Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm KOSID, të lansojë fushatën mediale, e cila ka të bëjë me vetëdijesimin e popullatës mbi ndotjet e ambientit që shkaktohen nga djegia e qymyrit.
Nezir Sinani nga KOSID ka thënë se në shtator të vitit të kaluar, Banka Botërore kishte lëshuar një studim mbi ndotjen e mjedisit në Kosovë, ku fokus i veçantë i jepej ndikimit të ndotjes në shëndetin e njeriut.
Për t’i dëshmuar këto të dhëna, Shoqata re e Pulmologëve të Kosovës ka bërë një studim të detajuar, duke krahasuar regjionin e Prishtinës me atë të Prizrenit, mbi incidencën e sëmundjes së kancerit të mushkërive.
Fushata mediale, e cila do të transmetohet në televizionet nacionale, është punuar me përkrahjen nga Asociacioni Amerikan i Pulmologëve, Asociacioni Kosovar i Pulmologëve, Sierra Club, European Climate Foundation dhe Forumi për Iniciativa Qytetare.
Ideja e kësaj fushate është që të parandalohet ndërtimi edhe i një termocentrali të ri me djegien e qymyrit, e cila do të jetë rrezik permanent për gjysmën e popullit të Kosovës.
E-Diaspora
-
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester Hapja u vlerësua si hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor në diasporë... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












