Kosova
Kearns: Britania të fokusohet urgjentisht në Ballkan, Vuçiqi po bën plane për aneksimin e veriut të Kosovës
Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka reaguar pas deklaratave të së premtes të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ajo ka kërkuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar që, pas prononcimit të djeshëm të Vuçiqit, të fokusohet urgjentisht në Ballkan.
“Pas deklaratave të mbrëmshme të presidentit Vuçiç, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan. Pothuajse një vit nga sulmi i Banjskës ende nuk ka drejtësi, dhe përkundër bashkëpunimit të shtetit serb ende nuk ka sanksione nga BE-ja (vetëm marrëveshje për litium dhe avionë). Vuçiq po thirret në librin e lojërave të Putinit që përcakton se çfarë planesh për aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova është shtet sovran. Ballkani duhet të largohet nga botëkuptimet sektare, populli i Kosovës veriore dhe serbët e Kosovës meritojnë më mirë, të mos përdoren si pengje në ambiciet irredentiste”, ka shkruar ajo, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, Kearns korrikun e vitit 2023, dy muaj para sulmit në Banjskë, pati paralajmëruar për një sulm të mundshëm në veri të Kosovës, pasi kishte alarmuar se në Kosovë po hyn armatim nga Serbia përmes autoambulancave.
Following last night’s statements by President Vučić the UK Govt needs to urgently focus on the Balkans.
Almost a year since the Banjska attack there is still no justice, and despite the complicity of the Serbian state still no sanctions from the EU (only lithium and jet deals).…
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) September 14, 2024
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












