Lajme
KE miraton MSA-në me Kosovën
Me këtë hap, Komisioni Evropian ka përmbyllur procedurën e vet, e cila tani do t’i kalojë shteteve anëtare për të marrë vendim për nënshkrimin e marrëveshjes
Pas një rruge të gjatë, Komisioni Evropian ka miratuar sot tekstin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociimit (MSA) në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Me këtë hap, KE ka përmbyllur procedurën e vet, e cila tani do t’i kalojë shteteve anëtare për të marrë vendim për nënshkrimin e marrëveshjes.
Mirëpo sipas burime të BE-së, marrëveshja e cila pritet të nënshkruhet nç qershor nga Këshilli i Evropës, ka karakter evropian që do të thotë se nuk ka nevojë të nënshkruhet nga të gjitha shtetet anëtare, por në emër të BE-së e nënshkruan përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini.
Me këtë procedurë janë evituar bllokadat që do të mund t’i bënin kësaj marrëveshjeje shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, Spanja, Qipro, Sllovakia, Rumania dhe Greqia.
Po ashtu thuhet se teksti i kësaj marrëveshjeje e bën të qartë se Bashkimi Evropian mbetet neutral ndaj statusit të Kosovës dhe nuk paragjykon në asnjë mënyrë qëndrimin e shteteve anëtare ndaj statusit.
Pas këtij nënshkrimi, kanë pasur deklaratat nga institucionet e Kosovës dhe institucionet e BE-së, të cilat e konsiderojnë MSA-në, një hap gjigant drejtin integrimit të Kosovës.
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka thënë se e mirëpret një vendim të tillë dhe e konsideron si një hap të rëndësishëm i cili shpie drejt nënshkrimi të MSA-së. Sipas parashikimeve nënshkrimi do të ndodhë së shpejti këtë verë, dhe procedurat e pajtimit nga Parlamenti Evropian si dhe ratifikimi në Kuvendin e Kosovës të bëhen shpejt në mënyrë që MSA të hyn në fuqi më 1 janar 2016.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, miratimin e MSA-së nga KE e ka cilësuar si ditë të shënuar e cila konfirmon përkushtimin Kosovës për një rrugë të drejtë të cilën ajo është duke e ndjekur, të sigurt që ky kapitull i ri i historisë do të jetë udhërrëfyes drejt sukseseve të reja.
“Dua t’i përgëzoj qytetarët e Kosovës, partneret tanë dhe të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces për një punë të mrekullueshme e cila është dëshmi e qartë e përkushtimit tonë shtetëror dhe vizionit të qartë për të ardhmen. Rruga jonë është trasuar dhe tani duhet t’i përvishemi punës për implementimin e kësaj marrëveshjeje”, vlerësoi Veseli.
Pas miratimit të propozimit për Marrëveshje për Stabilizim Asociim për Kosovën nga ana e Komisionit Evropian, ka reaguar edhe shefi i Zyrës së BE-së dhe Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Žbogar.
”Miratimi i sotëm nga Komisioni Evropian shënon një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Tani mbetet që Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian të pajtohen para se marrëveshja të mund të nënshkruhet dhe të hyjë në fuqi në fillimvitin 2016”, deklaroi ai.
Kur të hyjë në fuqi, MSA-ja sipas Zhbogar, do të jetë marrëdhënia e parë kontraktuale ndërmjet BE-së dhe Kosovës.
“Një marrëveshje e tillë e fuqishme do të forcojë pozicionin e Kosovës në rrjedhat e përgjithshme të politikës së BE-së për Ballkanin Perëndimor. MSA është marrëveshje gjithëpërfshirëse që mbulon bashkëpunimin në një spektër të gjerë sektorësh si drejtësia, tregtia, arsimi, punësimi, energjia, mjedisi dhe një varg politikash në fusha të tjera”, tha ai.
Edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi i është gëzuar miratimit të paketës së dokumenteve të MSA-së për Kosovën nga ana e Kolegjit të Komisionarëve dhe dërgimin e saj në Këshillin e Bashkimit Evropian.
“Mirëpres lajmin për MSA-në tashmë të pajtuar nga Komisioni Evropian dhe që tani të dërguar tek shtetet anëtare të BE-së, të cilat do të marrin vendim për nënshkrim final të MSA-së me Kosovën. Hapi i radhës është që së shpejti të arrijmë te nënshkrimi i këtij dokumenti, që do formalizojë dhe përforcojë marrëdhënien në mes Kosovës dhe BE-së”, ka thënë Thaçi.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













