Lajme

KE kërkon rikthimin e vizave për Ballkanin

Mikele Çerkone, zëdhënës i eurokomisioneres Malmstrom, tha se KE planifikon të zbatojë "klauzolën mbrojtëse" duke pezulluar përkohësisht vizat për vendet ballkanike

Komisioni Evropian nuk do të lësh pe, për aplikimin e asaj që quhet  “klauzola mbrojtëse” duke rikthyer masën e përkohshme të regjimit të vizave për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Serbisë, Maqedonisë dhe
Shqipërisë, për shkak të efikasitetit të dobët në luftën kundër  migrimit ilegal.

Mikele Çerkone është zëdhënës i eurokomisioneres së punëve të jashtme  Sesilia Malmstrom. Ai tha se “klauzola mbrojtëse” është për gjitha vendet që kanë përfitim nga liberalizimi i vizave, por aktualisht nuk
është funksionale.

“Tash për tash, situata është në fazën të vdekur”, thotë zëdhënësi  Çerkone, raporton INA.  Sipas tij, propozimi i KE-së është tërësisht i  bllokuar në Këshill dhe në Parlamentin Evropian dhe vështirë se mund të vendoset.

Ndryshe, Komisioni Evropian në vijimësi ka kërkuar pezullimin e vizave  për vendet e Ballkanit, sepse që nga heqja e vizave është shtuar dukshëm numri i azilkërkuesve në vendet e BE-së.

Serbia dhe Maqedonia prinë për nga numri i azilkërkuesve, ndërsa Franca akoma mbetet vendi më i preferuar për azilkërkuesit.