Maqedonia
KE-ja në raportin për Maqedoninë: “Dhunë dhe kushte të mjera në burgje”
Mbeten mangësitë kryesore të sistemit të burgjeve – sistem i keq i menaxhimit dhe punës së punonjësve, mungesë e stafit, cilësi e dobët e kujdesit shëndetësor për të dënuarit, dhunë mes personave të dënuar, kushte të mjera materiale, mungesë e aktiviteteve të dedikuara dhe korrupsion endemik, thekson Komisioni Evropian në Raportin e fundit për progresin e Maqedonisë së Veriut.
KE thekson se ka Strategji për zhvillimin e sistemit ndëshkues-përmirësues 2021-2025, por thekson se zbatimi i plotë i saj kërkon fonde, staf shtesë dhe angazhim politik. KE vëren se është formuar një grup ndërdikasterial për të monitoruar dhe vlerësuar zbatimin e Strategjisë.
Një shqetësim shtesë i vënë në dukje nga KE është mbipopullimi i burgjeve. Sipas të dhënave të marsit të vitit 2022, bëhet fjalë për 2.462 persona të dënuar dhe të paraburgosur. Prioritet duhet të jetë renovimi i objektit më të lënë pas dore në Idrizovë, sipas rekomandimeve të Komitetit Evropian për parandalimin e torturës, ndërsa për profesionalizmin dhe menaxhimin e burgjeve nevojitet emërimi i drejtorëve, duke përfshirë edhe ata që janë ushtrues detyre, të jetë kryesisht në bazë të Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve nga viti 2019.
Është e nevojshme që të vazhdojnë kontrollet e rregullta në burgje. Korrupsioni në burgje vihet re si një problem, i cili përsëritet vazhdimisht, të cilit në raport iu dha epiteti endemik. Në dokumentin e KE-së përmendet se një plan vjetor për të luftuar korrupsionin është miratuar në shkurt të këtij viti dhe duhet të zbatohet.
Është ende problem mungesa e kujdesit shëndetësor dhe masave adekuate për trajtimin e varësisë nga droga në burgje, i cili mbetet një shqetësim serioz dhe diçka që duhet ta trajtojë Ministria e Shëndetësisë.
Maqedonia e Veriut duhet të punojë urgjentisht për çështjen që po vazhdon vazhdimisht për kushtet joadekuate të paraburgimit në burgje, stacione policore, si dhe në institucionet e kujdesit social dhe psikiatrikë, sipas rekomandimeve të raportit të fundit të KPT-së, shkruajnë mediat maqedonase, përcjell albinfo.ch
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










