Lajme

KE-ja ndanë 300 mijë euro për projektin “Rrugët e verërave”

Rahoveci me komunat fqinje do të përfitojnë rreth 300 mijë euro mbështetje financiare nga Komisioni Evropian për projektin “Rrugët e verërave”.

Kontrata për këtë qëllim është nënshkruar nga Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi dhe përfaqësuesi i zyrës së Komisionit Evropian, raporton Radio Kosova.

Projekti përveç në Rahovec, do të shtrihet edhe në komunat Suharekë dhe Malishevë.