Lajme
KE ia hapë dyert vendeve të Ballkanit Perëndimor
Maqedonia do të vazhdojë bisedimet, Shqipërisë i jepet statusi i vendit kandidat, ndërsa Kosovës i hapen dyert për nënshkrimin e MSA-së
Ballkani perëndimor është pjesë e Evropës dhe gradualisht duke i përmbushë kriteret e Brukselit do të inkuadrohen në paktin 27 anëtarësh. Këtë përkushtim e ka dhënë sot Komisioni Evropian i cili sërish rekomandoi hapjen e negociatave për Maqedoninë, ndërsa Shqipërisë ia dha statusin e vendit kandidat. Kosovës po ashtu ia mundësoi ecjen përpara, duke i mundësuar nënshkrimin e shpejt të MSA-së.
“Maqedonia nuk mundet gjithmonë të presë para dyerve të Bashkimit Evropian”, ka qenë fjala hyrëse e evrokomisionerit për zgjerim, Shtefan Fyle, gjatë shpalosjes së raportit të progresit. Siç raportojnë mediat në Shkup, afrimi i Maqedonisë drejt BE-së në fazën e ardhshme të eurointegrimeve do të ndihmonte në paqen dhe stabilitetin e reformave.”KE është e përgaditur për të prezantuar pa asnjë prolongim planin për kornizën e negociatave, ku gjithashtu merret parasysh edhe nevoja e zgjidhjes së kontestit të emrit”, thuhet në raportin e progresit.
Shqipëria, ndërkaq ashtu siç ishte paralajmëruar, merr statusin e kushtëzuar të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Fyle duke prezantuar para komisionit të Jashtëm të PE-së, raport-progresin për Shqipërinë, deklaroi se KE parashikon një status të kushtëzuarpër Shqipërinë, por me kushtin që të realizohen disa reforma në fushën e drejtësisë, në administratë publike dhe në reformë parlamentare.
Shqipëria do të bëhet kështu vendi i pestë i Ballkanit kandidat për të hyrë në BE, pas Kroacisë që do të anëtarësohet në 2013-ën, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.Kosova, ndërkaq shumë shpejt pritet t’i fillojë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Ky është konkluzioni kryesor që ka dalë nga Raporti i Studimit të Fizibilitetit, një kopje të të cilit e ka parë gazeta “Zëri”, një ditë para se ai të publikohet zyrtarisht.“Analiza e Komisionit Evropian ka konfirmuar që Kosova në shumicën e sektorëve ka arritur t’i vendosë elementet e kornizës legjislative dhe kapacitetet administrative bazike. Kjo mjafton për të filluar negociatat për Marrëveshjen për Stabilizim Asocim”, thuhet në konkluzionin kryesor të këtij raporti. Në këtë studim thuhet që Kosova për t’u bërë gati, duhet të përfundojë ristrukturimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë si dhe të themelojë strukturat që do të koordinojnë negociatat.“Duhet të përgatisë analizat rreth ndikimit të marrëveshjes ne ekonominë e Kosovës si dhe qëndrimet dhe pozicionet e saj negociuese”, thuhet ndër të tjera në konkluzat e Studimit të Fizibilitetit. Po ashtu një rekomandim tjetër që ka dalë nga Studimi i Fizibilitetit është që Kosova të punojë në zbatimin e reformave, në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, reformat zgjedhore etj.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












