Kosova
KDI-ja kërkon seancë për dialogun
KDI kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që sa më parë të thërrasin një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar lidhur me fazën e re të dialogut me Serbinë dhe platformën shtetërore të Kosovës për këtë proces. Debati rreth të ardhmes së këtij procesi, sipas KDI-së, duhet të zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, ku partitë parlamentare duhet të synojnë të ndërtojnë konsensus politik dhe të artikulojnë qartazi qëndrimet e shtetit të Kosovës në këto bisedime, përcjell albinfo.ch.
“Deputetët në këtë platformë duhet të përcaktojnë temat e diskutimit, pritshmërinë e palës kosovare, rolin e institucioneve dhe ekipin negociues, duke i dhënë legjitimitet këtij procesi shtetëror me miratimin e një rezolute e cila do të garantojë gjithashtu bashkërendim të institucioneve, gjithëpërfshirje, llogaridhënie dhe transparencë”, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









