Lajme
Katërfishohen kërkesat për konvertimin e frangave në euro
Ka një numër të madh edhe të qytetarëve me pasaporta zvicerane që po paraqiten nëpër këmbimore për të bërë konvertimin nga franga në euro
Pas ndryshimit të kursit në mes të frangut dhe euros që ndodhi javën e kaluar bankat dhe këmbimoret në Kosovë po përballen me rritje të kërkesave nga klientët që duan të konvertojnë frangat zvicerane në euro.
Sipas zyrtarëve të bankave në Kosovë, kërkesa për këto konvertime është rritur për 400%. Ata thonë se rritja ka nisur që në ditën e parë kur frangu mori hov, duke u bërë baras me vlerën e Euros, raporton KTV.
Disa banka kanë bërë të ditur se përpos rritjes së kërkesave për konvertim, janë rritur edhe kërkesat në depozita. Në presion janë edhe këmbimoret.
Një nga drejtuesit e një këmbimoreje në Prishtinë, i ka thënë KTV-së se që nga 15 janari i këtij viti është rritur në masë të madhe numri i atyre që kërkojnë konvertimin e këtyre dy valutave, transmeton Koha.net.
Sipas tij, ka një numër të madh edhe të qytetarëve me pasaporta zvicerane që po paraqiten nëpër zyrat e tyre për të bërë konvertimin nga franga në euro.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











