Lajme
Katër vjet pavarësi: progres apo regres ekonomik?
Gjatë kësaj periudhe, Kosova është ballafaquar me rënie të investimeve të huaja, por në sektorë të ndryshëm ka pasur edhe përmirësime
Në vitet e pavarësisë së Kosovës, ekonomia e vendit nuk ka shënuar ndonjë përparim të dukshëm. Në këto katër vjet, Kosova është kritikuar nga organizata të ndryshme ndërkombëtare për një ambient të pafavorshëm të të bërit biznes.
Gjatë kësaj periudhe, Kosova është ballafaquar edhe me rënie të investimeve të huaja, investime këto për të cilat është pritur se do të rriten pas shpalljes së pavarësisë, por megjithatë në sektorë të ndryshëm ka pasur edhe përmirësime, thonë ekspertë për çështje ekonomike,shkruan REL.
Muhamet Sadiku, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, e konsideron pozitiv faktin se pas vitit 2008, Qeveria e Kosovës është faktorizuar në kuptimin e formulimit të politikave ekonomike dhe në rritjen e ndjenjës së përgjegjësisë për zhvillimin e vendit.
Megjithatë, ai vlerëson se ekzekutivit të vendit i mbetet shumë punë për të pasur sukses në zhvillimin ekonomik. Prioritet, sipas tij, në këtë fushë, mbetet luftimi i korrupsionit dhe krijimi i mundësive për një ambient më të përshtatshëm për investitorët e huaj.
Ndërkaq, Drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, Ibrahim Rexhepi, thotë se në katër vjetët e shtetësisë, zhvillimet ekonomike nuk kanë munguar, por jo në nivelin e pritjeve dhe të premtimeve.
Gjatë kësaj periudhe, sipas tij, nuk ka pasur ulje të shkallës së varfërisë dhe papunësisë. Kontrabanda, krimi i organizuar, korrupsioni ende mbesin në nivel të lartë, thotë Rexhepi, duke shtuar se këto dukuri kanë zbehur imazhin e vendit karshi investitorëve ndërkombëtarë, por edhe atyre vendorë.
Nga ana tjetër, zyrtarë qeveritarë konsiderojnë se gjatë kësaj periudhe ka pasur një progres ekonomik të qëndrueshëm, edhe pse mbetet punë për t’u bërë.
Bernard Nikaj, këshilltar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se në vitet e shtetësisë, autoritetet kompetente kanë krijuar reforma dhe bazë ligjore për përmirësimin e të bërit biznes në Kosovë, rrjedhimisht mbrojtjen e investitorëve të huaj.
Një ndër sukseset e arritura në vitet e pavarësisë, për autoritetet kosovare vlerësohet anëtarësimi i Kosovës në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Rreth 16 muaj pas shpalljes se pavarësisë, në maj të vitit 2009, Kosova është bërë anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa në qershor të këtij viti, pra më 2009, Republika e Kosovës, u pranua edhe në Bankën Botërore.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










