Kosova
Katër shtete heqin tarifat doganore për produktet industriale dhe për shumicën e produkteve bujqësore
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka mbajtur të hënën takim me bizneset ku është bërë prezantimi i përfitimeve nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë, ndërmjet Kosovës dhe EFTA-s.
Ministrja Rozeta Hajdari ka thënë se përfitimet nga kjo marrëveshje janë eliminimi i tarifave doganore për të gjitha produktet industriale dhe për shumicën e produkteve bujqësore.
Pas 2 vite negociatash të suksesshme në 4 raunde, ndërmjet Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA-së, me Ministrat homolog të Zvicrës, Norvegjisë, Lihtenshtajnit dhe Islandës dhe prezencën e Kryeministrit Kurti, Ministrja Hajdari nënshkroi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA- së, me 22 janar të këtij viti 2025 bashkë në “House of Switzerland” në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, në Davos të Zvicrës.
Ministrja Hajdari tha “Me synimin tonë për ekonomi konkurruese në tregun ndërkombëtar, për herë të parë siguruam qasje të plotë të industrisë prodhuese dhe industrisë shërbyese të Kosovës në tregun e shteteve të EFTA-së: Zvicrës, Norvegjisë, Lihtenshtajnit dhe Islandës, duke eliminuar tarifat doganore dhe shumë lehtësira në tregti, për të gjitha produktet industriale, shumicën e produkteve bujqësore, si dhe për të gjitha shërbimet profesionale të Kosovës. Për dallim, Republika e Kosovës është i vetmi shtet në rajon, që përveç kapitullit të tregtisë në mallra, ka negociuar edhe kapitullin e tregtisë në shërbime, në këtë marrëveshje!”
Prandaj sot, para ndërmarrësve vendor të industrisë prodhuese e shërbyese, Ministrja Hajdari shpalosi në detaje përfitimet me mundësi të jashtëzakonshme, nga kapitujt e negociuar në mes Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA-së për tregtinë e mallrave, tregtinë e shërbimeve, rregullat e origjinës, lehtësimin e tregtisë dhe bashkëpunimin doganor, masat sanitare dhe fitosanitare (SPS) dhe barrierat teknike të tregtisë (TBT), mjetet juridike tregtare, të drejtat e pronësisë intelektuale, konkurrencën, tregtinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me shumë kapituj të negociuar mirë dhe me shumë përkushtim, nga ekipi ynë ndërqeveritar i udhëhequr nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është epokë e re për zgjerimin e bashkëpunimin ekonomik dhe forcimit të partneritetit të Republikës së Kosovës me shtetet anëtare të EFTA-së, tha ndër të tjera Ministrja Hajdari.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












