Lajme
Katër raste të reja nën hetimin e Speciales
Hetimet për këto raste me emrat: “Tabela”, “Treqind”, Total” dhe “Tifani” i zbuloi sot ( e enjte) prokuroja speciale Fatime Fetai në një konferencë për media
Një zyrtar lokal, një ndihmësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe dy pronarë të agjencive për marketing po hetohen nga Prokuroria Speciale e Maqedonisë për keqpërdorim të pozitës zyrtare . Hetimet për këto raste me emrat: “Tabela”, “Treqind”, Total” dhe “Tifani” i zbuloi sot ( e enjte) prokuroja speciale Fatime Fetai në një konferencë për media.
Specialja, siç u tha, heton evazion fiskal prej disa qindra mijëra eurove dhe shpërdorimin e pozitës zyrtare.
“ Në rastin “Total”, ekipi i Janevës ka vërtetuar se kompania me po të njëjtin emër ka kryer evazion fiskal prej 120 mijë euro, ndërsa pronari nuk ka paguar detyrim ndaj shtetit në vlerë prej 60 mijë eurove. I dyshuari atë që e ka blerë për vete, e ka evidentuar si furnizim për kompanitë e tij. Do t’ju përmend disa shembuj nga asortimenti që është blerë gjoja për persona juridik: dy dyshekë “Magic Touch” në vlerë prej 3080 euro, orë dore “Breitling” prej 2341 euro ose mobilie prej 65.940 euro”, deklaroi prokurorja speciale Fatime Fetai.
Në rastin “Tifani”, dyshohet drejtorja e “Smart Centar” – Shoqëri për komunikime dhe konsulencë.
“ Specialja e ngarkon atë se ka dhënë informata të rreme në Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe nuk ka paguar tatimin ndaj shtetit. “Smart Centar”, nuk ka paguar tatim prej mbi 37 mijë euro, ndërsa e dyshuara ka kryer evazion prej mbi 16 mijë euro, sikur edhe në rastin “Total”, edhe në këtë rast janë shpenzuar para për gjëra personale në emër të kompanisë”, tha ajo.
Sipas Fetait, Janë blerë të brendshme për 500 euro, rroba, funde, këpucë, çanta, dhe rripa për 33.508 euro. “Janë blerë syza, grim dhe pudra për 1009 euro dhe gjëra të tjera si mobilie luksoze, biçikleta dhe dyer të blinduara”, tha prokurorja speciale Fetai.
Të dyshuar për krim financiar ka edhe nga nëpunësit shtetëror.
“Në rastin “Treqind”, dyshohet ndihmës ministri për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në MPB për furnizimin e 300 automjeteve për policinë dhe i njëjti ka shpërdorur pozitën e tij duke dëmtuar buxhetin prej mbi 450 mijë euro. Ai ka lidhur kontrata me gjashtë kompani me çmim më të volitshëm, edhe pse nuk e kanë plotësuar kushtin e tenderit. Nëse do të lidheshin kontrata me operatorë ekonomik të rangut të parë për çdo automjet, që është edhe esenca e ligjit për furnizime publike e jo të bëhet përzgjedhja me kritere joekzistente, buxheti i Maqedonisë do të ishte më i pasur për 27.894.555 denarë ose 453.570 euro”, tha prokurorja speciale Fatime Fetai.
Rasti i fundit që e publikoi Specialja ishte “Tabela”, citon Alsat.
“Para 11 viteve, drejtori i shkollës fillore “Rexho Rushit Zajazi” nga Fshati Zajaz ka shpërdorur pozitën zyrtare. Ekziston dyshimi i bazuar se pa u realizuar procedura e furnizimit publik dhe në kundërshtim me obligimet nga vendimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i dyshuari, me qëllim që personi juridik “BAUPROF SHPKNJP” Kërçovë të pasurohet, ka lidhur kontratë për ndërtimin e objektit të ri shkollor në fshatin Drogomisht i Epërm, komuna e Kërçovës, në vlerë prej 12.346.394 denarë ose 200 mijë euro”, shtoi prokurorja speciale Fatime Fetai.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











