Lajme
Katër kalime malore në Graubünden do të mbyllen për makinat, hapen për çiklistët
Më 15 qershor, katër nga kalimet kryesore malore në kantonin Graubünden, Lukmanier, Splügen, Albula dhe Umbrail do të mbyllen për automjetet për disa orë, duke u kthyer në rrugë të dedikuara për çiklistë dhe këmbësorë.
Kjo nismë është pjesë e projektit “Pass Liber Grischun”, që synon të promovojë turizmin aktiv dhe lidhjet mes rajoneve përmes qarkullimit të ngadaltë. Kalimi Albula është pjesë e këtij eventi për herë të 18-të, ndërsa për Lukmanierin dhe Splügenin është hera e parë, transmeton albinfo.ch.
Vitin e kaluar, rreth 7,000 çiklistë morën pjesë në këtë aktivitet.
Organizatorët nxisin përdorimin e transportit publik, ndërsa në disa pika si në Lukmanier, do të ofrohen autobusë falas për biçikleta dhe qira biçikletash me çmime të reduktuara.
Kjo lëvizje synon të rrisë ndërgjegjësimin për mënyra të qëndrueshme udhëtimi dhe të ofrojë një përvojë unike në natyrën alpine të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












