Lajme
Katër gjelat fitojnë qëndrimin e tyre, pavarësisht ankesave nga familjet zvicerane
Katër gjela prej javësh po pengojnë disa familje të flenë në Zvicër, po pavarësisht ankesave, ata nuk do të largohen nga çatia e tyre
E rrallë, por interesante! Bëhet fjalë për katër gjelat që, pavarësisht ankesave, nuk e ndalin këndimin e tyre që nga orët e para të mëngjesit, transmeton albinfo.ch.
Bëhet fjalë për vendin e quajtur Arbon në Zvicër, ku ka disa ditë që banorët e kësaj zone janë në hall nga këndimi i gjelave që po i mban një familje atje.
Ata tashmë janë ankuar dhe kontrollet dolën në terren për të vlerësuar ankesat.
Një ditë e tërë lagjja e grumbulluar ka dashur të përballet me pronarin për zhurmën e bërë nga gjelat, vetëm djali i pronarit ka hapur derën. “I riu na shpjegoi se i kishte marrë gjelat për një projekt shkollor dhe e kishte lënë të atin të kujdesej për ta”, thotë një fqinje për 20 minute.
Banorët e kësaj zone thanë se të riut dhe babait të tij nuk u pengonte këndimi i gjelave. “Ai u befasua shumë kur i thamë se nuk mund të flinim për shkak të kësaj dhe se shpezët nuk mbaheshin në mënyrë të përshtatshme për speciet”, vazhdoi gruaja.
Një zonjë e kësaj lagjeje tha se ishte zgjuar në orën dy e gjysmë (të mesnatës) të mërkurën e javës së kaluar, shkruan “20 Minuten”. Ajo shprehet: “Këtu nuk mund të flenë më 15 familje. Edhe këndimi po përkeqësohet nga dita në ditë”. Fqinjët tashmë po zgjohen çdo ditë nga shpezët.
Nga ana tjetër, Zyra e Veterinarisë së Thurgaut konfirmoi se ata janë në dijeni për mbajtjen e shpendëve që këndojnë. “Gjatë inspektimit të mirëqenies së kafshëve, janë identifikuar mangësi. Masat e nevojshme për korrigjimin e tyre tani urdhërohen me shkrim nga Zyra veterinare”, shkruan Robert Hess, shefi i Zyrës veterinare. Nga kontrollet thuhet se ka rezultuar se kafazi i pulave aktualisht nuk plotëson kërkesat minimale për numrin e kafshëve që mbahen.
Sipas Zyrës veterinare, këto shpezë as nuk do të konfiskohen dhe as nuk do të zhvendosen, por do të qëndrojnë aty ku janë, bashkë me këndimin e tyre. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









