Shkurt.ch

Katalonasit demonstrojnë në Bernë, kërkojnë njohjen e pavarësisë

Demonstrata është organizuar nga dega zvicerane e organizatës “Assemblea Nacional Catalana” (ACN). Kryetari i kësaj organizate aktualisht po mbahet në një burg në Spanjë.

Pasditen e sotme, në sheshin kryesor të Bernës, në Bundesplatz kanë demonstruar rreth 200 persona. Ata kanë kërkuar njohjen ndërkombëtare të shtetit të ri të posahpallur, Katalonjës, shkruan srf.ch. Përmes sloganeve dhe transparenteve, demonstruesit kanë kërkuar veç tjerash edhe “Liri për të burgosurit politikë në Spanjë”.

Demonstrata është organizuar nga dega zvicerane e organizatës “Assemblea Nacional Catalana” (ACN), transmeton albinfo.ch. Kryetari i kësaj organizate aktualisht po mbahet në një burg në Spanjë.

Siç ka thënë një zëdhënëse, demonstrata ka marë lejen nga autoritetet e Bernës.

Oratorët që i janë drejtuar masës kanë folur në gjuhën katalonase, gjermane dhe frënge. Fjalën në këtë manifestim e ka marrë edhe ish deputeti i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, Joe Lang, nga Partia e Gjelbër.

Policia ka hequr nga sheshi disa kundërshtarë të pavarësisë së Katalonjës, të cilët donin të pengonin tubimin.