E-Diaspora
Kasami: “Për Shqipërinë, nëse nuk më merr Zvicra”
"Para pushimeve kam pasur një bisedë të gjatë me trajnerin Hitzfeld. Unë do të luaja për Shqipërinë vetëm në rast se Zvicra nuk ka plane me mua”
Goli me të cilin Pajtim Kasami ia siguroi fitoren klubit të tij Fullham javën e kaluar, i ka “hequr pluhurin” lojtarit të talentuar strugan nga Zvicra. Kasami madje citohet të ketë thënë se gazeta të ndryshme nga Shqipëria tashmë kanë shkruar se ai do të luante për kombëtaren shqiptare.
I pyetur nga Blick.ch se çfarë ka të vërtetë në këto pohime, Kasami thotë: “informatat janë të rrejshme. Unë nuk kam folur asnjëherë për gazetat shqiptare. Dhe po ashtu nuk kam folur asnjëherë me federatën (shqiptare) të futbollit. Por, sigurisht, po dëgoj fjalë nga Shqipëria se ata me dëshirë do të më kishin në mesin e tyre”.
Amir Abrashi, Shkelzen Gashi, Burim Kukeli, Vullnet Basha dhe Migjen Basha, përbëjnë “pesëshen zvicerane” që tashmë luan për kombëtaren shqiptare. Edhe Ermir Lenjanin e ka marrë kjo kombëtare por ky i fundit nuk është futur akoma në asnjë lojë.
Ndërsa Kasami thotë “Jo”. “Unë dëshiroj të luaj për Zvicrën. Para pushimeve kam pasur një bisedë të gjatë me trajnerin e kombëtares, Ottmar Hitzfeld. Unë do të luaja për Shqipërinë vetëm në rast se Zvicra nuk ka plane me mua”.
Më tutje përmendet mundësia që, në rast se vazhdon me lojëra të mira për Fulhamin, Kasami të merret në kombëtaren zvicerane para 6 shtatorit, datës kur Zvicra luan kundër Islandës. Lidhur me këtë mundësi Kasami thotë: pa dyshim që këtë gjë e kam në kokë. Por, caku im më i madh është, natyrisht, t`i bashkohem Zvicrës në muajin tetor në ndeshjen e saj në Shqipëri. Që në ndeshjen e pare, duke shikuar në televizor, nga shtëpia, kam vuajtur me kombëtaren. Për lojëra si kjo jeton një futbollist”.
Kasami po ashtu komenton se shpeshherë në Londër shqiptarët në Londër e pyesin përse nuk luan për Shqipërinë dhe se kjo e nervozon ngapak. Për këtë arsye do të ishte mirë që ta luaja ndeshjen e parë detyruese për Zvicrën. Pas kësaj diskutimet do të mbylleshin“.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











