Lajme
Kasam Selimit, gazetarit sportiv nga Zvicra i digjet vetura në autostradë
Raportohet se një zjarr ka shpërthyer të dielën në autostradën A1 pranë Utzenstorfit në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Me këtë rast është shkatërruar tërësisht një veturë, thuhet në njoftimin për media.
Sipas raportit thuhet se vetura ka marrë flakë pasditen e së dielës në autostradën A1.
Thuhet se vetura ka qenë duke qarkulluar në drejtim të Bernës, kur shpërtheu zjarri pranë Utzenstorfit.
Kur kanë arritur ekipet e shpëtimit, vetura tashmë ishte në flakë. Megjithatë, zjarri u shua shpejt. Për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar.
Të mobilizuara ishin edhe Policia Kantonale e Bernës dhe policia ushtarake.
Rastin e ka konfirmuar edhe personalisht gazetari Kasam Selimi, i cili në profilin e vet në Facebook ka shkruar:
“Krijuesit të botërave, Zotit të gjithësisë i takon falënderimi për mbrojtjen nga çdo më e keqe!
Përpara fatkeqësive, njeriu ishte i pafuqishëm.
Vetura ime personale gjatë ditës së djeshme, u dogj e tëra në autostradën në drejtim të Bernit.
Falë Zotit dola shpejt dhe isha i vetëm në veturë.
Të parët në ndihmë mu gjenden policia ushtarake, të cilit kishin qenë pas meje, pastaj policia kantonale dhe zjarrfikësit. I falënderoj shumë për angazhimin dhe ndihmesën e treguar.
Në ato momente vështirësie e fatkeqësie, tepër shumë ma lehtësuan komunikimin në gjuhën shqipe, nëpunësja shqiptare te sigurimi dhe shoferi i transportit të automjetit.
Çdokujt që është kujdesur në këto momente, qoftë me thirrje, mesazhe dhe familjarëve me vizitita, i falënderoj pa masë.
Bern, me 28/29 Maj 2023″
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












