Sport
Kartoni i kuq ‘ndjek’ Xhakën edhe në Arsenal
Që nga sezoni 2014, Xhaka është përjashtuar tetë herë me karton të kuq. Ai edhe sa ishte anëtar i Borussia Moenchengladbach, ishte ndër më të ndëshkuarit në Bundesliga
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka marrë kartonin e parë në Arsenal. Ai njihet për lojën e ashpër dhe me zemër që luan, por që shpesh herë i ka kushtuar, duke u ndëshkuar me kartonë, shkruan albinfo.ch.
Që nga sezoni 2014, Xhaka është përjashtuar tetë herë me karton të kuq. Ai edhe sa ishte anëtar i Borussia Moenchengladbach, ishte ndër më të ndëshkuarit në Bundesliga.
Megjithatë, ai falënderoi tifozët e Arsenalit pas ndeshjes. “Tre pikë shumë të rëndësishme dhe jam krenar me ekipin, dhe faleminderit fansave për mbështetjen masive”, ka shkruar Xhaka në “Facebook”.
Ndërkohë, për kartonin e kuq të Xhakës, foli edhe trajneri Arsene Wenger. “Më ngjau se duhet të ishte një karton i verdhë, por gjyqtari dha një të kuq të zbehtë”, ka thënë Wenger.
Për Arsenalin, luajti edhe Shkodran Mustafi. “Vazhdojmë me ecurinë e fitoreve, por ishte një ndeshje tejet e vështirë ku u luftua shumë deri në fund”, ka shkuar Mustafi në “Facebook”.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











