Lajme
Kartoni i Gjelbër (Karta ndërkombëtare e sigurimeve të automjeteve)

Kartoni i gjelbër vërteton se një automjet përfiton në mënyrë të mjaftueshme nga mbulimi i përgjegjësisë nga sigurimi. Kështu, kur makina përfshihet në një aksident në territorin e një shteti ku vlen sistemi i Kartonit të gjelbër, sigurimi mbulon koston (e lëndimit, dëmtimit, etj).
Në çdo shtet në të cilin aplikohet Kartoni i Gjelbër, d.m.th. në 45 shtete, ka një zyrë të sigurimit. Këto zyra janë të njohura dhe të grupuara në Këshillin e Zyrave (Byrove) (Cuncil of Bureaux, CoB). Vini re se shumica e shteteve anëtare janë evropiane. Që të pranohen në CoB, zyrat kombëtare janë të detyruara t`i ndjekin kërkesat e CoB, përndryshe mbulimi i sigurimit për automjetet e siguruara nga ai vend nuk do të jetë i garantuar. E njëjta gjë vlen edhe për automjetet e siguruara nga kompanitë e sigurimeve të shteteve të tjera; ato nuk janë të siguruara nëse vizitojnë vendin i cili nuk i përmbahet rregullave te CoB. Zyrat e sigurimit ose mund t`ua dërgojnë vetë mbajtësit të automjetit Kartonin e Gjelbër, ose të lejojnë kompanitë e sigurimeve që janë anëtare të CoB të lëshojnë (të japin) Kartonin. Zyra (Byroja) Kombëtare Zvicerane e Sigurimeve, për shembull, ka zgjedhur variantin e dytë për këtë gjë, në mënyrë që pronarët e automjeteve të siguruara në kompanitë në Zvicër të marrin Kartonin e gjelbër nga kompanitë e tyre.
Pas disa konventave të njëpasnjëshme (Konventa për Kartonin e gjelbër në vitin 1949, Konventa e Londrës në mesin e shekullit të 20, Marrëveshja Shumëpalëshe për Garantimin e regjistrimit ose Konventa e regjistrimit më 1973), u nënshkrua Rregullorja e Përgjithshme, që është në fuqi që nga viti 2003.
Automjetet që mbulohen nga siguruesit në shtetet nënshkruese te Rregullores, mund të lëvizin me atë sigurim në të gjitha shtetet anëtare. Sa u përket automjeteve të siguruara në shtetet jo anëtare, duhet paguar sigurimin e posaçëm kur hyjnë në një shtet ku nuk vlen Kartoni i gjelbër. E njëjta gjë vlen edhe për automjetet e siguruara në vendet anëtare ku vlen kartoni i gjelbër, të cilat duhet te paguajnë sigurimin e posaçëm kur hyjnë në një shtet ku Kartoni i gjelbër nuk është i njohur.
Kjo vlen për shembull për automjetet e siguruara në Zvicër, ku Kartoni i gjelbër vlen, kurse Kosova nuk është anëtare e CoB dhe për këtë arsye ne duhet të paguajmë sigurimin në kufirin e Kosovës.
Që të aplikohet një ditë Kartoni i gjelbër në Kosovë dhe kështu të sigurohet mbulimi i dëmit në territorin e Kosovës, Kosova duhet të bëhet anëtare e CoB-it dhe e sistemit të Kartonit të gjelbër. Megjithatë, kjo hipotezë nuk mund të arrihet para se të bëhet Kosova anëtare e OKB-së, e cila nënkupton njohjen nga shumica e shteteve të botës. Me fjalë të tjera, Sistemi i Kartonit të gjelbër nuk do të rregullohet dhe nuk do te realizohet shpejt në Kosovë.
Sot, Kosova është njohur nga 76 shtete. Mungojnë vetëm 24 shtete për të arritur në 100 numri I shteteve qe njohin Kosovën si shtet të pavarur, qe do te çojë ne pranimin e Kosovës në OKB, dhe në këtë mënyrë do të plotësohej kushti kryesor për Kosovën për të hyrë në CoB. Gjithashtu, është krejtësisht legjitime të kërkohet nga ana e diasporës që qeveria tashmë të fillojë punën për të krijuar një zyrë të sigurimit kombëtar, t`i miratojë ligjet që janë të nevojshme për këtë çështje dhe kështu të përgatitet paraprakisht për të hyrë në CoB. Zyra kombëtare e sigurimeve do të mbikëqyrë kompanitë private, një kusht tjetër për tu anëtarësuar ne CoB. Për fat të keq, gati se asgjë nuk është bërë nga ana e qeverisë deri më sot. Nuk është e mjaftueshme të pajtohemi me një përgjigje se Kosova nuk është anëtare e OKB-se të dhe mos shikohen alternative tjera.
Gjatë vizitës së tij në Zvicër, në muajin qershor 2011, ministri i diasporës, Ibrahim Makolli, siguroi se deri në fund të vitit, problemi i kartonit të gjelbër duhet të zgjidhet dhe kështu të hiqet sigurimi në kufi. Edhe pse ky është lajm i mirë, nuk mundemi të mbetemi pa e pyetur veten, së pari, si mundet qeveria të gjejë një zgjidhje aq të shpejtë (deri tash është thënë se nuk munden të bëjnë diçka pa hyrë në OKB). Përse nuk është bërë më herët diçka në këtë drejtim? Pse qeveria do të presë deri në përfundimin e pushimeve verore për të zgjidhur këtë problem (a është qëllimi që te merren edhe për një sezon të hollat për sigurime apo çka?) Ky është një problem i përsëritur prej disa vitesh dhe diaspora është ankuar çdo herë gjatë kalimit të kufirit dhe hyrjes në Kosovë. Pra ka qenë një problem që është ditur shume herët që është evident.
Çfarë alternative?
Edhe pse kushtet për hyrjen në sistemin e Kartonit të gjelbër janë mjaft të vështira, ato nuk kufizojnë liritë e natyrshme të çdo shteti. Kështu që Zvicra ka mundësinë të nënshkruajë një marrëveshje bilaterale. Në këtë mënyrë Kosova mund të nënshkruajë një marrëveshje bilaterale me Zvicrën për mbulimin e sigurimit të automjeteve dhe kështu territori i saj të jetë i mbuluar gjithashtu nga sigurimi që paguhet në Zvicër. Duke pasur parasysh numrin e shqiptarëve që jetojnë në Zvicër, është e qartë se Qeveria e Kosovës duhej të fillonte diskutimet në këtë drejtim me Konfederatën Zvicerane.
Burim i vogël, por i plasuar aty ku duhet!
Pengesa kryesore për diasporën nuk do të ishte pagesa e një shume të hollash për tu siguruar ne Kosovë, pengesë është se ato të holla nuk shkojnë në të mirën e shtetit, por shkojnë te kompanitë e sigurimeve. Është e qartë se do te ishte më e pranueshme nga diaspora nëse këto para, rreth 15 milionë Euro në vit, të shkonin për ata që kanë me të vërtetë nevojë për ato të holla. Kështu, deri në një zgjidhje përfundimtare, do te ishte e rrugës që shuma e paguar për sigurimin (apo së paku tatimi që paguajnë kompanitë e sigurimeve për këto afër 15 milionë në Kosovë) të shkojë në organizata humanitare që veprojnë në Kosovë. Do të mund të bëhej një fond special nga organizata humanitare në Kosovë së bashku me disa OJQ që veprojnë në Kosovë dhe të menaxhohen ato të holla, pra të shkojnë aty ku nevoja është më e madhe, drejtpërdrejt tek të varfrit. Ky fond mund të themelohet edhe nga kuvendi, në bashkëpunim me organizatat e lartpërmendura dhe njëkohësisht kuvendi ta kontrolloje punën e cila bëhet nga organizatat në fjalë.
E-Diaspora
-
Ka rrahur rëndë një person: Kosovari dëbohet për pesë vjet nga Zvicra Gjykata Kantonale ka lënë në fuqi vendimin e fajësisë dhe dënimin me tre vjet burg por...
-
Për një ditë, 13 kosovarë nga Kantoni Valis morën pasaporten zvicerane
-
Historike: Tre shqiptarë janë zgjedhur në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti në Itali
-
Mjeku nga Kosova bëhet shqiptari i parë që publikon punim shkencor në Harvard
-
Portret profesional në Linkedin dhe CV – fotosesion me Rromir Imamin
Jeta në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta Vjena po shton presionin mbi tregun e qirave afatshkurtra, duke vënë në shënjestër platforma si Airbnb...
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak?
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?