Lajme
Kardiologu Fahri Beqa: Pandemia në Kosovë është jashtë kontrollit
Kardiologu shqiptar, Fahri Beqa, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, po e vëzhgon me vëmendje situatën në Kosovë.
Ai thotë se shkak i numrit të lartë të rasteve (marrë parasysh numrin e banorëve) është mosrespektimi i masave nga qytetarët si dhe menaxhimi jo i duhur i institucioneve.
“Ka shumë faktorë që kanë ndikuar në këtë rritje të numrit. Faktorët janë në të dy anët, si nga ana e popullatës, si nga ana e institucioneve, të cilat si duket nuk janë duke arritur ta menaxhojnë si duhet situatën në aspektin e zvogëlimit të rasteve të reja dhe po ashtu menaxhimin e rasteve që tashmë janë me koronavirus dhe janë duke e zhvilluar sëmundjen për shkak se kohëve të fundit është rritur edhe numri i të vdekurve”, tha Beqa për RTV21, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se situata me pandeminë Covid-19 ka dalë jashtë kontrollit.
“Tash jemi në një situatë kur numri i rasteve është rritur, numri i vdekjeve është rritur, ndërkohë kapaciteti i klinikave nuk është ai që duhet të jetë dhe kemi një menaxhim, i cili është totalisht joadekuat dhe, më falni, ndoshta nuk dëshiroj të bëj panik, por ndoshta është totalisht jashtë kontrollit”, theksoi Beqa.
Kardiologu Beqa vlerëson se më e keqja që mund të ndodhë në Kosovë është infektimi i personelit mjekësor.
“Nga personeli shëndetësor pastaj përhapet direkt tek grupet e rrezikuara për shkak se janë pacientët ata të cilët kërkojnë ndihmë në urgjenca të klinikave dhe janë pacientët kronikë që kanë nevojë për personelin shëndetësor dhe nëse personeli shëndetësor janë bartës të sëmundjes edhe ata të cilët nuk kanë simptoma e bartin sëmundjen direkt tek të sëmurët kronikë dhe pastaj vjen deri te zhvillimi i sëmundjes. Kolegët janë ata që më së paku kanë faj në këtë situatë pasi po e kryejnë punën e tyre profesionale brenda mundësive që u ofrohen”, theksoi ai.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, deri më tani janë 6917 të infektuar me Covid-19, prej tyre 3753 të shëruar.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












