Kosova
Karakteristikat e popullsisë në Kosovë
Të enjten, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për numrin e përgjithshëm të banorëve rezident në Kosovë.
Banorë të regjistruar sipas të dhënave të ASK-së janë 1,585,566, megjithatë, ky numër është i reduktuar për shkak që qytetarët e komunitetit serbë në katër komunat e veriut e bojkotuan procesin e regjistrimit.
ASK njoftoi se me ndihmën e partnerëve ndërkombëtar kanë llogaritur se diku rreth 24 mijë serbë jetojnë në këtë zonë, prandaj numri i përgjithshëm i banorëve rezidentë në Kosovë është 1,602,515.
“Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka realizuar Vlerësimin e Popullsisë për katër komunat veriore të Kosovës: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovica e Veriut. Këto komuna janë të banuara kryesisht nga komuniteti serb, i cili në një masë të konsiderueshme ka bojkotuar procesin e regjistrimit, si pasojë e thirrjeve për bojkot nga subjektet politike serbe. Ky vlerësim është realizuar në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet ASK-së dhe ekspertëve ndërkombëtarë, duke u bazuar në praktikat dhe standardet ndërkombëtare për vlerësimin e popullsisë. Rezultatet e Vlerësimit të Popullsisë për këto komuna do të përfshihen në numrin e përgjithshëm të popullsisë së Kosovës, qe zyrtarisht do te merret si numër i përgjithshëm i popullsisë se Kosovë (05 Prill 2024) duke siguruar kështu një pasqyrë të plotë dhe të saktë të strukturës demografike të vendit”, thuhet nga ASK.
795 552 janë meshkuj dhe 790 014 janë femra.
Sipas këtyre të dhënave, vendi ka tkurrje të popullsisë krahasuar me censusin e fundit të vitit 2011, sipas të cilit Kosova kishte 1,739,825 banorë. 875 900 meshkuj dhe 863 925 femra.
Përkatësia etnike që dominon në Kosovës janë shqiptarët që përbëjnë 91.67% të popullsisë, pasuar nga serbët me 2.38%, pastaj komuniteti boshnjak 1.68%, komuniteti turk 1.23%, komuniteti rom 0.56%, komuniteti ashkali 1.05%, komuniteti egjiptian 0.68%, komuniteti goran 0.58% dhe të tjerë 0.11% dhe ata që kanë preferuar të mos përgjigjen janë 0.06%.
Në Kosovë 93.49% e popullsisë është deklaruar se i përket besimit islam, 2.31% janë ortodoksë, 1.75% katolik, 0.45% janë të tjerë, 0.50% në asnjë besim fetar dhe 1.50% nuk janë deklaruar.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










