Kosova
Kaq duhan pinë kosovarët
Për tre vjet shteti i Kosovës ka inkasuar mbi 300 milionë euro në emër të akcizës në duhan, derisa vlera e duhanit të importuar gjatë kësaj periudhe ka qenë rreth 150 milionë euro.
Vetëm gjatë 10 muajve të parë të këtij buxheti Kosova në emër të akcizës në cigare ka arritur t’i inkasojë hiç më pak se 98 milionë euro, shkruan gazeta “Zëri”.
Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Doganës së Kosovës, shihet se gjatë vitit 2016 nga akciza në cigare shteti ka krijuar të hyra prej 124 milionë eurosh, derisa në vitin 2015 në emër të akcizës në cigare janë inkasuar hiç më pak se 102 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka thënë se nga fillimi i këtij viti e deri më tash në Kosovë kanë hyrë mbi 2200 tonë duhan.
Ai ka bërë të ditur se në vitin 2016 në Kosovë kanë hyrë mbi 3000 tonë duhan, derisa në vitin 2015 kanë hyrë mbi 2800 tonë duhan.
Sipas tij, në vitin 2015 vlera e duhanit të importuar ka kapur vlerën prej 54 milionë eurosh, gjatë vitit 2016 vlera e duhanit të importuar ka pasur vlerë prej 58 milionë eurosh, derisa sivjet vlera e duhanit të importuar ka kapur vlerën prej 49 milionë eurosh.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa








