Shkurt.ch
Kapet shqiptari i shpallur në kërkim për më shumë se 30 vjedhje
Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar të dyshuar se nga mesi i qershorit të vitit 2017 kishte kryer më shumë se 30 vjedhje në regjion
Natën e të mërkurës, rreth orës 23.30 është kapur nga Policia Kantonale e St. Gallenit një person 42 vjeçar, ndaj të cilit më parë ishte shpallur fletarrest publik, bën të ditur polizeinews.ch. Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar (M.B.) të dyshuar se nga mesi i qershorit të vitit 2017 kishte kryer më shumë se 30 vjedhje në regjionin Sarganserland, transmeton albinfo.ch. Arrestimi është kryer në Stacion in Hekurudhor në Ziegelbrücke.
Policia e Kantonit të St. Gallenit ishte prej kohësh duke bërë kërkime intensive për të kapur personin e dyshuar. Për këtë ishte publikuar portreti i tij edhe në media. Një patrullë e policisë e kishte hasur personin e dyshimtë në stacionin hekurudhor në Ziegelbrücke dhe kishte kërkuar ta kontrollonte. Pasi që ky i fundit kishte provuar të ikte, policët e kanë arrestuar, përcjell albinfo.ch. I dyshuari bartte me vete dy çanta shpine, ku mbante vegla për kryerje të vjedhjeve, veshmbathje dhe gjësende të vjedhura.
Hetimet në vijim pritet të tregonë se për sa vjedhje me thyerje është përgjegjës personi në fjalë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











