Lajme
Kapet rrjeti shqiptar me 90 kg marihuanë
Janë konfiskuar 90 kilogramë marihuanë, çmimi në treg i të cilës është rreth 1 milion euro dhe 300 gramë kokainë që kushtojnë 30 mijë euro
Policia e Oberhausenit ka goditur një rrjet tregtarësh shqiptarë me drogë. Është arrestuar njeri nga krerët e grupit dhe pesë të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë. Personi i dytë përgjegjës i rrjetit duket të jetë në Holandë, njofton policia. Me këtë rast janë konfiskuar 90 kilogramë marihuanë, çmimi në treg i të cilës është rreth 1 milion euro dhe 300 gramë kokainë që kushtojnë 30 mijë euro.
Hetimet për grupin shqiptar të drogës kanë filluar që nga gushti i vitit 2012, njofton policia. Rrjeti, të cilin e ka ndjekur komisioni hetues me emrin e shifruar “Tirana” ka vepruar në Oberhausen, Duisburg dhe Mülheim. Në aksionin vendimtar për kapjen e tregtarëve me drogë, kanë marrë pjesë rreth 50 policë nga njësitet speciale.
Kapja e grupit është bërë pasi që policia kishte marrë informacione se të premten në Duisburg pritej arritja e një sasie të madhe droge. Zyrtarët policorë kanë ndjekur fshehurazi gjatë gjithë ditës tregtarët e drogës dhe në fund i kanë arrestuar ata. Veç sasisë së përmendur të marihuanës dhe kokainës, policia ka konfiskuar edhe dy automobila dhe para në vlerë prej 5000 eurosh.
Të arrestuarit, me moshë nga 23 deri në 45 vjeçare janë kryesisht me prejardhje nga Fieri ndërsa kanë rënë në sy vitin e kaluar duke shitur drogë në Oberhausen. “Ata kanë banuar në banesa konspirative bashkë me gra që merren me prostitucion, ku u shisnin kokainë klientëve të prostitutave”, thotë një zëdhënës i policisë.
E-Diaspora
-
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester Hapja u vlerësua si hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor në diasporë... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













