Shkurt.ch
Kapet pas 13 vitesh Ramiz K., i dyshuar për vrasjen mizore të foshnjës
Autoritetet ki kishin rënë në gjurmë atij duke rishikuar gjurmët e gishtërinjve, të cilat në kohën e krimit ende nuk ishin të digjitalizuara
Është kapur në Shqipëri Ramiz K., i dyshuari për vrasjen e foshnjës një vjeçe, Mirelit që besohet se e ka kryer në prill të vitit 1999 në Vjenë. I dyshuari thuhet se ka keqtrajtuar në mënyrën më mizore foshnjën e partneres me të cilën bashkëjetonte. Pas krimit ai ishte arratisur dhe prej asaj kohe ia ka dalë të mbetet i pazbuluar.
Së fundi ai është kapur në Shqipëri dhe tash gjendet në burgun e atjeshëm ku e pret ekstradimi për në Austri, shkruan gazeta austriake Krone, pastaj agjencia ots etj.
Ngjarja në vitin e largët 1999 ishte zhvilluar kështu: gjatë kohës sa nëna e Mirelit ishte në punë, si kameriere, e kishte lënë partnerin e saj Ramiz K., ta ruante foshnjën. Ramizi, atëbotë 31 vjeç, besohet ta ketë keqtrajtuar rëndë foshnjën. Kur, pasi kthehet e ëma, e dërgon atë në spital, mjekët konstatuan 30 thyerje eshtrash në mesin e të cilave edhe thyerjen vdekjeprurëse të boshtit kurrizor si dhe plagë të shkaktuara nga djegiet. Veç të gjitha këtyre, Mireli ishte abuzuar edhe seksualisht.
Nëna e foshnjës kishte deklaruar atëbotë se ajo vetë nuk kishte pasur fare të bënte me keqtrajtimin e foeshnjës. Për këtë arsye dyshimi u orientua shumë shpejt te Ramiz K., i cili tashmë kiste marrë arratinë.
Vetëm tash, 13 vite më vonë, hetuesit duke bërë një kontroll rutinor të rasteve të vjetra i ranë në gjurmë të dyshuarit për vrasje. Ata kishin rishikuar gjurmët e gishtërinjve, të cilat në kohën e krimit ende nuk ishin të digjitalizuara. Në këtë mënyrë i ranë në gjurmë personit i cili me emrin e njohur për autoritetet, jetonte pa probleme në Kosovë.
Ndërkohë policia e ka kapur të dyshuarin dhe ai pret në burgun e Tiranës për tu ekstraduar në Austri, shkruan Krone.at, e cila të dyshuarit Ramiz K., i referohet si “serb”, duke pasur sigurisht parasysh shtetësinë e tij serbe gjatë kohës në të cilën ai dyshohet të ketë kryer krimin.
Ramiz K., në Ausri mund t`i nënshtrohet një akuze për torturim të të miturit, em pasojë vdekjen ose edhe për vrasje të rëndë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore










