Lajme
Kapet mjekja serbe në Cyrih: Mbante ordinancë ilegale për “fryrje të buzëve”
Mjekes i mungonte si leja e nevojshme për punën me produkte që jepen përmes injeksioneve, ashtu dhe leja e përgjithshme për të punuar si mjeke në Zvicër.

Të premten paradite në Adlikon afër Regensdorfit të Cyrihut, policia ka kapur në vepër një grua nga Serbia, duke bërë në mënyrë ilegale punën e mjekes, shrkuan sda.ch.
Në momentin kur është kapur, ajo në ordinancën e saj (një banesë e improvizuar si ordinancë), ishte pikërisht duke e përgatitur injeksionin për t`i bërë një pacienteje “nxjerrjen e dhjamit” përmes injektimit. Mjekja ofronte edhe ndërhyrje tjera si fryrje të buzëve dhe të ngjashme.
Nga hetimet që ka zhvilluar Policia Kantonale, ka lindur dyshimi se mjekja në fjalë po ofronte shërbime në mënyrë ilegale, transmeton albinfo.ch. Ndërsa me rastin e kontrollimit të bërë, policët në “ordinancë” kanë gjetur tri gra të moshës në mes 41 dhe 53 vjeçare: mjeken dhe dy asistente të saj.
Të gjitha ato vinin nga Serbia ndërsa në Zvicër po qëndronin dhe punonin ilegalisht. Kjo u vërtetua kur policët në banesën në fjalë kanë gjetur një dhomë ku treshja në fjalë ofronte “ndërhyrje kozmetike dhe mjekësore”, përcjell albinfo.ch.
Mjekes i mungonte si leja e nevojshme për punën me produkte që jepen përmes injeksioneve ashtu dhe leja e përgjithshme për të punuar si mjeke në Zvicër. Po kështu lejet në fjalë u mungonin edhe dy asistenteve të saj.
Tri serbet janë arrestuar në vendin e ngjarjes dhe i janë dorëzuar prokurorisë kompetente.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës Ekspozita e tij e veçantë, ringjall solidaritetin e Zvicrës në kohë lufte në shtetin e Kosovës...
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
Jeta në Austri
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri Shifrat nga Shërbimi Publik i Punësimit (AMS) tregojnë se 364,419 persona janë aktualisht të papunë, 43...
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri