Lajme
Kapet marihuanë në kufirin Shqipëri-Kosovë
“Gjatë kontrollit nga ana e oficerëve doganorë është gjetur substanca e fshehur nën ulësen e pasme të automjetit. Personi menjëherë është arrestuar
Oficerët doganorë të Kosovës kapën mëngjesin e të dielës 6 kg narkotikë të llojit marihuanë, në Vërmicë – kufiri Kosovë-Shqipëri. Siç bën të ditur shërbimi për media i Doganave të Kosovës, një shtetas i Republikës së Shqipërisë është ndaluar si i dyshimtë i involvuar në këtë ngjarje.
“Gjatë kontrollit nga ana e oficerëve doganorë është gjetur substanca e fshehur nën ulësen e pasme të automjetit. Personi menjëherë është arrestuar si dhe rasti është përcjellë tutje te Policia për përpilimin e kallëzimit penal. Ky rast tregon përkushtimin e oficerëve doganorë në mbrojtjen e shoqërisë dhe parandalimin e krimit të organizuar ndërkufitar”, thuhet në njoftimin e Doganave.
Ndryshe, pikëkalimi kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë në Vërmicë, ditëve të fundit ka shtuar intensitetin e punëve për shkak të fluksit të madh të turistëve kosovarë që po ia mësyjnë bregdetit shqiptar, si dhe të ardhjes së mërgimtarëve për pushime në Kosovë. Doganat e Kosovës u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që frekuentojnë këtë pikëkalim kufitar, të lajmërojnë për rastet e dyshimta që mund t’i hasin gjatë rrugës, përmes linjës së sigurt telefonike 0800 50 095.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













