Shkurt.ch
Kapet duke vozitur 144 km/h, 27-vjeçarit nga Kosova i konfiskohet vetura
Një 27-vjeçar nga Kosova ka vozitur jashtë qytetit të dielën pasdite në Hunzenschwil të Argaus me shpejtësi prej 144 km / h.

Kosovarit i është konfiskuar nga policia patentë shoferi dhe makina.
Për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar prokurori publik në Lenzburg në Aarau ka iniciuar një hetim penal dhe urdhëroi konfiskimin e veturës së ngasësit të shpejtë nga Kosova, bën të ditur policia e Araus.
Që në fillim të këtij viti ngasësit e shpejtë të veturave mund të preken edhe më shumë në saje të ashpërsimit të dispozitave ligjore të trafikut rrugor. Megjithatë, deri në mes të vitit shifrat zyrtare flasin për 19 padi penale kundër ngasësve të shpejtë të veturave (raser) në kantonin Aargau. Në të njëjtën kohë u konfiskuan rreth dhjetë automjete. Në gjysmën e dytë të vitit janë shtuar më shumë raste.
Sipas udhëzimeve të reja “Via sicura”, ngasës i shpejtë (raser) konsiderohet shoferi, i cili kapet në zonën me shpejtësi të kufizuar 30 km/h duke lëvizur me 70 apo më shumë kilometra në orë. Po ashtu, raser konsiderohet ai që në zonën urbane me shpejtësi të lejuar 50 km / h tejkalon në mbi 100 kilometra në orë dhe në rrugët me shpejtësi prej 80 km kalon 140 km / h e më shumë. Edhe në autostrada nëse tejkalohen kufijtë e shpejtësisë shoferët sanksionohen me dënime të rrepta të komunikacionit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Gjermani: 4 policë hetohen për përvetësimin e parave që ua kanë marrë shqiptarëve Ata dyshohen se kanë kërkuar para si siguri, kryesisht nga shtetasit shqiptarë, të cilat më pas...
-
“Diaspora për Strugën” nuk mbështet asnjë kandidat për zgjedhjet komunale
-
Pamje nga momenti kur policia gjermane qëllon me armë kosovarin për therjen me thikë të një mesuseje
-
Policia qëllon me armë 18-vjeçarin nga Kosova që dyshohet për therjen e mësueses
-
Theret me thikë një mësuese në Essen të Gjermanisë, i dyshuar një 18-vjeçar nga Kosova
Jeta në Austri
-
90% e njoftimeve për punë në Austri janë me kohë të plotë 90% e vendeve të punës në Austri janë me kohë të plotë, megjithatë vendi ka normën...
-
Sondazhi: 80% presin shkurtime në kujdesin shëndetësor në Austri
-
Austria renditet e ulët për mikpritjen e emigrantëve
-
Austria planifikon ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç, gjoba mbi 1,000 euro për shkelësit
-
Mali i Zi dënon ushtarin e arrestuar në Deçan për targat “Kosova është Serbi”