Lajme
Kapen plaçkitësit e armatosur të bankës: njëri prej tyre, kosovar
Hetimet kanë bërë të mundur arrestimin më pas të dy meshkujve të moshës 32 dhe 30 vjeçare. Njëri prej tre vjen nga Kosova dhe tjetri, nga Franca
Janë arrestuar dhe identifikuar autorët e dyshuar të grabitjes së bërë në Bankën Kantonale të Freiburgut që ka ndodhur më 10 janar në Attalens, shkruan polizeinews.ch. Dy persona me një armë dore patën kërcënuar punonjësit e bankës dhe një klient.
Pas kësaj ata kanë vjedhur dhjetëra mijë franga, transmeton albinfo.ch. Asnjë person nuk qe lënduar ndërsa një pjesë e parave qe arritur të shpëtohej. Me rastin e bastisjes së shtëpive të dy të dyshuarve, policia në to ka gjetur një shumë parash.
Ka qenë e premte, 10 Janar 2020, rreth orës 16.50 të pasdites kur dy persona kanë sulmuar bankën ne fjalë. Me gjithë mobilizimin e menjëhershëm të policisë së Freiburgut dhe Vaudit, të dy grabitësit nuk qe arritur të ndaleshin.
Hetimet kanë bërë të mundur arrestimin më pas të dy meshkujve të moshës 32 dhe 30 vjeçare. Njëri prej tre vjen nga Kosova dhe tjetri, nga Franca. Arrestimi është bërë në bashkëpunim në mes policisë kantonale të Vaudit dhe asaj të Valisit.
Autorët e dyshuar kanë pranuar veprën në prani të një avokati. Ato janë raportuar në prokurorinë publike. Pas masave policore, ata janë marrë në arrest.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











