Shkurt.ch
Kapen në punë në të zezë dy punëtorë dhe dy shefa kosovarë
Gjatë procesit të kontrollit kanë asistuar edhe punonjësit e Zyrës Kantonale për Ekonomi dhe punë. Ata ishin në aksion për të shikuar kushtet në të cilat punonin rreth 150 punëtorë të ndërtimtarisë
Policia e Kantonit të Cyrihut ka arrestuar të premten e javës që shkoi dy persona me dyshimin se ata kanë qenë duke punuar në të zezë, shkruan polizeinews.ch. Njëri prej tyre ishte shtetas kosovar, 19 vjeç ndërsa tjetri eritrean, 26 vjeç.
Arrestimi është kryer në kuadrin e masave të kontrollimit që policia ka ndërmarrë në katër kantiere ndërtimi në qarkun Uster të këtij kantoni, tranmseton albinfo.ch. Gjatë procesit të kontrollit kanë asistuar edhe punonjësit e Zyrës Kantonale për Ekonomi dhe punë. Ata ishin në aksion për të shikuar kushtet në të cilat punonin rreth 150 punëtorë të ndërtimtarisë.
Krahas arrestimit të punëtorëve, policia me këtë rast ka bërë kallëzim penal edhe ndaj dy punëdhënësve të tyre, të dy shtetas të Kosovës, 31 respektivisht 43 vjeçarë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












