Uncategorized
Kapen 3 kosovarë të dyshuar se po planifikonin një sulm terrorist
Sipas gazetës “La Repubblica”, policia ka përgjuar prej disa muajsh telefonatat e personave të përmendur. Disa prej tyre gjatë bisedave telefonike kishin shprehur dëshirën për të luftuar në Siri
Policia italiane ka ndaluar mbrëmjen në mes të mërkurës dhe të enjtes tre persona, të tre kosovarë, nën dyshimin se po planifikonin një sulm në Venedik. Është arrestuar po ashtu edhe një i mitur, shkruajnë mediat italiane.
Sipas gazetës “La Repubblica”, policia ka përgjuar prej disa muajsh telefonatat e personave të përmendur. Disa prej tyre gjatë bisedave telefonike kishin shprehur dëshirën për të luftuar në Siri.
Policia ka konfirmuar se ka bërë bastisje në 12 vende të ndryshme të qendrës historike të Venedikut.
Në njërin nga këto vende ata kanë gjetur dëshmi se të dyshuarit po përgatiteshin fizikisht dhe kishin shikuar videoxhirime të ISIS-it ku tregohen therje me thikë.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











