Lajme
Kantoni zviceran mbyll të gjitha kalimet alpine për dimër
Uri mbyll të gjitha kalimet alpine, fillon zyrtarisht sezoni dimëror në Alpet Zvicerane
Me mbylljen e Kalimit Oberalp, kantoni Uri në Zvicër ka përfunduar procesin e mbylljes së të gjitha kalimeve të tij alpine për sezonin e dimrit. Autoritetet njoftuan se prej orës 09:00 të së mërkurës, rruga që lidh Andermatt me Sedrun nuk është më e kalueshme, duke shënuar edhe bllokimin e fundit të pesë kalimeve kryesore të rajonit, përcjell albinfo.ch.
Para Oberalp, mbylljet dimërore ishin vendosur tashmë për kalimet Furka, Susten, Klausen dhe Gotthard — një praktikë e përvitshme që synon sigurinë rrugore përballë reshjeve të dendura të borës dhe rreziqeve të shtuar të akullit dhe ortekëve.
Këto masa do të mbeten në fuqi deri në pranverë, kur kushtet atmosferike dhe rrugore të lejojnë hapjen e sigurt të kalimeve. Deri atëherë, banorët dhe vizitorët e rajonit do të duhet të përdorin rrugë alternative ose shërbime hekurudhore për të kaluar Alpet në këtë zonë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











