Shkurt.ch
Kantoni Zug synon të frenojë rritjen e popullatës
Zvicra është karakterizuar me rritje të lartë të popullsisë. Tashmë këtë verë ka kaluar kufiri prej tetë milionë banorëve.
Pasojat janë ndier gjithkund: mungesa e strehimit, banesat e shtrenjta, etj. Edhe kantoni Zug është tejet tërheqës për banim, sidomos për komunitetin e biznesit për shkak të politikave të favorshme tatimore.
Në kantonin Zug popullsia është rritur që nga viti 2000 me më se 15 për qind. Tani qeveria e Zugut ka marrë masa për ndalimin e mbipopullimit.
“Rritje e kontrolluar” janë masat që i ka propopozuar qeveria kantonale Zug për ta rregulluar me një plan të ri kantonal. Aktualisht në Zug jetojnë pak më shumë se 115 mijë banorë.
Deri në vitin 2020 popullata do të rritet në rreth 127 mijë banorë. 3000 më pak sesa janë paraparë në planin aktual hapësinor. Në dhjetë vjetët e ardhshëm deri në vitin 2030 popullsia mund të rritet vetëm me rreth 8000 banorë.
Sipas planit të ri hapësinor komunat duhet të heqin dorë nga tokat bujqësore. Qeveria kantonale vlerëson se mund të krijojë hapësirë edhe për 11 mijë banorë.
Apartamentet e pagueshme janë të pakta. Për të mos tërhequr vetëm të pasurit në këtë kanton komunat duhet të ofrojnë banesa të lira edhe për shtresat e tjera.
Derisa qeveria kantonale po diskuton për planin e ri hapësinor, qytetarët në të njëjtën kohë deri më 30 tetor mund t’i japin sugjerimet dhe vërejtjet e tyre.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











