Shkurt.ch
Kantoni Jura cakton pagën minimale prej 20 frangash në orë
Me vendimin e sotëm, punëdhënësit kanë dy vjet kohë për t`i përshtatur pagat e punëtorëve të tyre me ligjin
Parlamenti i Kantonit Jura ka marrë sot vendimin me shumicë votash për të futur në ligj pagën minimale prej 20 frangash në orë. Me këtë, Jura, pas Neuchatel-it (Neuenburg), bëhet kantoni i dytë me pagë minimale të caktuar me ligj.
Kjo ka ndodhur pas një periudhe 4 vjeçare të debatit rreth kësaj teme, shkruan sda.ch. Siç dihet, në vitin 2009 në këtë kanton, me iniciativën e JUSO-s, ishte zhvilluar votimi për një iniciativë e cila kërkonte pagën minimale për ndërmarrjet që nuk i nënshtrohen Marrëveshjes së Përgjithshme të punës (gjermanisht: GAV). Iniciativa qe votuar me 54.2 % të votave.
Me vendimin e sotëm, punëdhënësit kanë dy vjet kohë për t`i përshtatur pagat e punëtorëve të tyre me ligjin, transmeton albinfo.ch. Ndërsa, paga minimale nuk vlen për punëdhënësit dhe familjarët e tyre, për njerëzit qëm janë në shkollim ose zanat si dhe të përfshirë në ndonjë masë tjetër në kuadër të tregut të punës.
Në muajin gusht të këtij viti, Gjykata Federale e Zvicrës kishte hedhur poshtë një ankesë të bërë nga federatat epunëdhënësve kundër pagës mininale në kantonin Neuchatel përcjell albinfo.ch. Edhe atje parlamenti pati vendosur për pagën minimale 20 franga ne orë. Parlamenti i Kantonit Jura ka marrë këtë vendim të gjykatës së precedent. Po ashtu parlamenti është bazuar edhe në një vendim pozitiv që Gjykata e Kantonit e kishte shqiptuar lidhur me kërkesën e SP-së së këtij kantoni, po për pagën mininale.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









