Lajme
Kantoni i Bernës ndalon ngjarjet me mbi 1000 veta: Reagojnë klubet sportive
Të dy klubet e mëdha sportive të qytetit të Bernës, SC Bern (hokej mbi akull) dhe Young Boys (futboll), i kanë shkruar një letër të hapur autoriteteve kantonale
Vetëm disa minuta pasi Këshilli Federal kishte njoftuar masat kombëtare në luftën kundër koronavirusit dje, Kantoni i Bernës ka bërë të ditur vendimin e tij që shkon një hap më tej në këtë drejtim.
Që nga sot, Berna është kantoni i vetëm që ndalon aktivitetet masive në shkallë të gjerë me më shumë se 1000 njerëz, raporton srf.ch.
Të kujtojmë: vetëm më pak se tri javë më parë (më 1 tetor), Zvicra, pas disa muajsh ndalese, pati lejuar sërish aktivitetet me më shumë se 1000 pjesëmarrës, shkruan albinfo.ch. Bëhet fjalë për ndeshjet sportive, manifestimet kulturore etj.
Zhgënjimi pas këtij lajmi shkon thellë. Të dy klubet e mëdha sportive të qytetit të Bernës, SC Bern (hokej mbi akull) dhe Young Boys (futboll), i kanë shkruar një letër të hapur autoriteteve kantonale.
Në letër ata shprehin moskuptimin e tyre në lidhje me vendimin më të ri të qeverisë kantonale.
“Dhe pastaj vini ju, e dashur qeveri kantonale, një orë më vonë me ndalimin e ngjarjeve të mëdha me mbi 1000 njerëz – veçanërisht si kantoni i vetëm në Zvicër. Ne do të kishim shpresuar për pak kohë dhe do të donim të dëgjonim argumente “.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












