Lajme
Kantoni i Bernës korrigjon BAG-un: Lajmi për vdekjen e të riut është i rremë
Të premten BAG ka raportuar për herë të parë vdekjen e një të riu nga virusi korona. Por, në mbrëmje, kantoni i Bernës njofton se bëhet fjalë për një dezinformatë
Të premten pasdite Qeveria Federale, përmes BAG, ka konfirmuar se një i ri midis moshës 20 dhe 29 vjeç kishte vdekur nga virusi i koronës në kantonin e Bernës. Në konferencën për media të premten pasdite, BAG ka njoftuar po ashtu se, sipas njohurive aktuale, i riu nuk vuante nga sëmundje të mëparshme.
Por, vetëm pak orë më vonë, të premten në mbrëmje, kantoni i Bernës ka reaguar: lajmi për vdekjen e pretenduar nuk qëndron, shkruajnë të gjitha mediat zvicerane, transmeton albinfo.ch.
“Kjo është dezinformatë që ka ardhur për shkak të paqartësive në raportin klinik rreth një personi që është në izolim dhe nuk ka simptoma të rënda Covid-19”.
Nuk është dërguar ndonjë raport i vdekjes në BAG nga kantoni i Bernës. BAG do të korrigjojë statistikën nesër, në orën 13.
Në fund të majit, një fëmijë pati vdekur në kantonin e Aargaut, pasi kishte ardhur me prindërit nga Maqedonia, shkruan albinfo.ch. Kjo më parë ishte testuar pozitivisht për koronavirus.
Shumica e madhe e të vdekurve nga koronavirusi në Zvicër janë më të vjetër se 80 vjet.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










