Lajme
Kantonet zvicerane mendojnë t’i ulin taksat për të pasurit
Ministri zviceran i Financave, Ueli Maurer, ka lënë të kuptohet se kantonet mund të ulin taksat mbi të ardhurat për drejtuesit e mirë të kompanive e koorporatave, përderisa vendi po përgatitet për ndikimin e një norme minimale tatimore të korporatave, përcjell albinfo.ch.
Duke folur për gazetën NZZ am Sonntag, Maurer tha se kantonet po diskutojnë idenë e reduktimit të normave të larta për ata që fitojnë shumë.
Ashtu si në shumë vende, njerëzit paguajnë norma progresive më të larta në Zvicër kur të ardhurat e tyre arrijnë një nivel të caktuar.
“Mund ta imagjinoj fare mirë se disa kantone do të rrafshojnë paksa progresionin e taksave për t’u bërë më tërheqës për punonjësit me të ardhura të larta”, tha Maurer të dielën.
Megjithatë, ai theksoi se ky është një vendim për kantonet individuale dhe jo për qeverinë. Kjo sigurisht duket të jetë një mundësi në kantonin Zug, i cili është shtëpia e shumë kompanive shumëkombëshe. Ulja e taksave mbi të ardhurat në këtë mënyrë do të ishte “një mënyrë e mirë për ta mbajtur Zugun si një vend tërheqës”, tha për gazetën drejtori i financave të kantonit Zug, Heinz Tännler, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












